Take a fresh look at your lifestyle.

Ishte vajza më e vogël e familjes, Ahmeti tregon detaje pas vrasjes së 35-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj – Lajmet e fundit



Ishte vajza më e vogël e familjes, Ahmeti tregon detaje pas vrasjes së 35-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj




Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e së mërkurës.


Një 35-vjeçare nga fshati Llugaxhi i komunës së Lipjanit ishte në javën e fundit të shtatzënisë, por asaj dhe foshnjës dyshohet se ua mori jetën ish-bashkëshorti i saj.


Sokol. H, nga Shtimja është i dyshuari kryesor për vrasjen e 35-vjeçares me inicialet H. M, nga një fshat i Lipjanit.


Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka konfirmuar raportimin e “Zeri.info”, se e ndjera ishte ndarë prej disa muajsh nga ish-bashkëshorti i saj.


ka treguar për “Zeri.info”, se e ndjera është ndarë nga bashkëshorti i saj para 3-4 muajsh, përderisa ka konfirmuar raportimin tonë, se ajo nuk kishte prindër e as vëlla.


“Me të marrë lajmin, normalisht që unë kam telefonuar në lagjen e tyre në lagjen Magashi të fshatit Llugaxhi, komuna jonë, për të marrë informacion lidhur me këtë rast. Dhe ajo që mund të konfirmoj është se, viktima është nga fshati Llugaxhi normalisht, ka qenë e ndarë para 3-4 muajsh prej burrit, e martuar në komunë të Shtimes, do me thënë nga Lipjani e martuar në Komunë të Shtimes atje. Rasti që ka ndodhur para 3-4 muajve e ka trajtuar Qendra për Punë Sociale e Shtimes, sepse rasti ka ndodhur në Shtime, prandaj Shtimja është marrë me rastin jo Lipjanin. Përndryshe janë një familje që janë 7 motra, nuk kanë vllazni, prindërit i kanë vdes, edhe me një status social jo të mirë, do me thënë kanë qenë kategori sociale. M’duket se kjo ka qenë vajza më e vogël, edhe pse nuk jam i sigurt”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”.


Në lidhje me këtë ngjarje makabre kanë reaguar edhe krerët e shtetit, partiak e nga shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar hetim dhe dënim meritor për të dyshuarin.


Ajo çka dihet deri më tani, është se i dyshuari kishte shtënë disa herë në drejtim të 35-vjeçares ku si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, edhe foshnja ka vdekur.


“Zeri.info”, më herët raportoi se e ndjera kishte pasur probleme të vazhdueshme me ish-bashkëshortin pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ajo ishte ndarë nga ai. /Zëri


Comments are closed.