Take a fresh look at your lifestyle.

Formacionet zyrtare, Poloni-Argjentinë – KosovaPress

Kohët e mira po vazhdojnë për Poloninë pasi Robert Lewandowski shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës në një fitore 2:0 ndaj Arabisë Saudite të shtunën.

Duke kaluar pritshmëritë si lider i Grupit C, Polonisë i duhet vetëm një pikë kundër Argjentinës për të garantuar kualifikimin në fazën e eliminatoreve, ndërsa një fitore do ta shoh atë të kryesojë një fazë grupesh për herë të parë që nga viti 1982, edicion ai që e pa atë të përfundojë në vendin e tretë.

Në anën tjetër, tifozë të shumtë e përshkruan humbjen 2:1 të Argjentinës kundër Arabisë Saudite si befasinë më të madhe në histori të Kupës së Botës, dhe pavarësisht se u këndell nga ajo humbje me një fitore 2:0 ndaj Meksikës në xhiron e kaluar, Argjentina mund të përballet sot me eliminimin nëse nuk fiton ndaj Polonisë, raporton KosovaPress.

Kupa e Botës “Katar 2022” pritet të jetë e fundit për Lionel Messin në arenën ndërkombëtare dhe Argjentina shpreson se mund të kalojë grupin dhe të ringjall shpresat për ta shtuar titullin e parë të kampionit botëror në kabinetin e superyllit të Paris Saint-Germain.

Momentalisht, të dy kombëtaret i ndan vetëm një pikë në Grupin C, ku Polonia zë vendin e parë me katër pikë, krahas Argjentinës që renditet e dyta me tre pikë, aq sa ka edhe Arabia Saudite në vendin e tretë, kurse në vendin e fundit renditet Meksika me vetëm një pikë të arkëtuar.

Takimi i fundit mes Polonisë dhe Argjentinës daton në muajin qershor të vitit 2011, ku asokohe polakët regjistruan fitore me shifrat 2:1.

Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe kwto janw formacionet zyrtare:

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash; Frankowski, Bielik, Krychowiak, Zielinski; Swiderski; Lewandowski

Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuaa; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez, Di Maria.

Comments are closed.