Take a fresh look at your lifestyle.

Bislimi pas vendimit për vizat: E kemi trajtuar burimin e problemit – Lajmet e fundit



Bislimi pas vendimit për vizat: E kemi trajtuar burimin e problemit




Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur sot pas vendimit të BE-së, në të cilin pritet që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë jo më larg se 1 janari i vitit 2024 .


Bislimi e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka mirëpritur dakordimin mes ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për ta kaluar procesin drejt fazave të radhës, deri në vendimin final.


Ai tha se ky ka qenë një proces i gjatë ku ka pasur shumë takime me vendet skeptike, ndërsa ia atribojë suksesin qeverisë së tanishme, duke tëhënë se gjatë vitit të fundit ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit e luftës kundër korrupsionit, transmeton Zeri.info.


“Ka qenë një proces i gjatë i takimeve konsultative me vendet skeptike, ku kemi marrë burimin e problemit. E kemi trajtuar atë dhe theksuar se vendi ynë gjatë vitit të fundit ka shënuar progres madhor në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migrimit. Puna, përkushtimi dhe angazhimi në këtë proces, u riafirmua sot dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”.


“Pas shumë viteve ngecje e pritjeve të tejzgjatura, çështja e liberalizimit të vizave ecën tutje në procedurat e vendimmarrjes në institucionet e BE-së, ku faza e rradhës është ajo ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian, nga ku presim që procedurat të kalohen shpejt dhe të kthehen në Këshillin e Ministrave për vendimin final”


“Falenderues ndaj Presidencës së Çekisë të Këshillit të BE-së, për vëmendjen e tyre të veçantë dhe përkushtimin në shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe të gjitha shteteve anëtare që e kanë mbështetur aktivisht Republikën e Kosovës në këtë proces”, ka shkruar Bislimi. /Zëri


Comments are closed.