Take a fresh look at your lifestyle.

“Tërmet” në qeverinë e Johnsonit, dy ministra japin dorëheqjen – Lajmet e fundit



“Tërmet” në qeverinë e Johnsonit, dy ministra japin dorëheqjen


Bota
July 05, 2022 – 19:40

Kancelari Rishi Sunak dhe sekretari i shëndetësisë Sajid Javid kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnson.


Kancelari Sunak: “Publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se këto standarde ia vlen të luftohen dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen.”


Kurse Javid bëri të ditur  në Twitter: “Kam folur me Kryeministrin për të dhënë dorëheqjen time si Sekretar i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social. Ishte një privilegj i madh të shërbej në këtë rol, por më vjen keq që nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër.” /abcnews


Comments are closed.