Zyrtarët korrektues parandalojnë futjen telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – Lajmet e fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), pë rmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Sipas njoftimit thuhet se, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët në vizitë, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cili ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke e fshehur nëpër rroba, raporton Zeri.info.
“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar rrobat e sjella nga familja dhe kanë anuluar vizitën, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës në institucione korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”. /Zëri


Comments are closed.