kem | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Wed, 03 Aug 2022 12:51:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png kem | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Ramos: Të kem Messin si shok ekipi është privilegj për mua – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/ramos-te-kem-messin-si-shok-ekipi-eshte-privilegj-per-mua-lajmet-e-fundit/ Wed, 03 Aug 2022 12:51:11 +0000 https://kosovonow.com/?p=17771 Sport August 03, 2022 – 14:47 Lajmet e fundit nga Sporti Mbrojtësi, Sergio Ramos nuk ka ngurruar të tregojë admirimin e tij për Lionel Messin. Ramos kishte plot lëvdata për yllin argjentinas, me të cilin ndanë dhomën e zhveshjes në PSG që nga viti i […]

The post Ramos: Të kem Messin si shok ekipi është privilegj për mua – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Ramos: Të kem Messin si shok ekipi është privilegj për mua


Sport
August 03, 2022 – 14:47

Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrojtësi, Sergio Ramos nuk ka ngurruar të tregojë admirimin e tij për Lionel Messin.


Ramos kishte plot lëvdata për yllin argjentinas, me të cilin ndanë dhomën e zhveshjes në PSG që nga viti i kaluar.


Të dy futbollistët lanë pas vitet me sherre të shkaktuara nga rivaliteti i ashpër mes Barçës dhe Real Madridit.


Pak kush do ta kishte imagjinuar disa vjet më parë që Leo Messi dhe Sergio Ramos, respektivisht dy nga kapitenët e Barçës dhe Madridit, në një nga periudhat më intensive të rivalitetit mes dy klubeve, do të vinin një ditë për të ndarë dhomën e zhveshjes.


Në një intervistë dhënë për “ESPN” pas fitores së PSG-së ndaj Nantes (4-0) në Superkupën e Francës, ish-kapiteni i Real Madridit nuk ka ngurruar të tregojë admirimin e tij për legjendën e Blaugranas.


“Të kem Messin shok skuadre është privilegj për mua, nuk kam nevojë ta përgëzoj, ai e uron veten për lojën që bën. Të gjithë e dinë se kush është. Shpresoj të vazhdojë kështu”, është përgjigjur mbrojtësi i Camas kur është pyetur për


argjentinasin. /Zeri.info


The post Ramos: Të kem Messin si shok ekipi është privilegj për mua – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>