Sport
August 03, 2022 – 14:47
Lajmet e fundit nga Sporti
Mbrojtësi, Sergio Ramos nuk ka ngurruar të tregojë admirimin e tij për Lionel Messin.
Ramos kishte plot lëvdata për yllin argjentinas, me të cilin ndanë dhomën e zhveshjes në PSG që nga viti i kaluar.
Të dy futbollistët lanë pas vitet me sherre të shkaktuara nga rivaliteti i ashpër mes Barçës dhe Real Madridit.
Pak kush do ta kishte imagjinuar disa vjet më parë që Leo Messi dhe Sergio Ramos, respektivisht dy nga kapitenët e Barçës dhe Madridit, në një nga periudhat më intensive të rivalitetit mes dy klubeve, do të vinin një ditë për të ndarë dhomën e zhveshjes.
Në një intervistë dhënë për “ESPN” pas fitores së PSG-së ndaj Nantes (4-0) në Superkupën e Francës, ish-kapiteni i Real Madridit nuk ka ngurruar të tregojë admirimin e tij për legjendën e Blaugranas.
“Të kem Messin shok skuadre është privilegj për mua, nuk kam nevojë ta përgëzoj, ai e uron veten për lojën që bën. Të gjithë e dinë se kush është. Shpresoj të vazhdojë kështu”, është përgjigjur mbrojtësi i Camas kur është pyetur për
argjentinasin. /Zeri.info
Comments are closed.