Latifi | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 06 Oct 2022 15:06:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Latifi | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rifat-latifi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-ministrit-te-shendetesise-lajmet-e-fundit/ Thu, 06 Oct 2022 15:06:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=20879 Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Mësohet se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Por lidhur me këtë Qeverinë ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Latifi, që […]

The post Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë




Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.


Mësohet se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.


Por lidhur me këtë Qeverinë ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.


Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.


Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.


Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.


Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./telegrafi/


The post Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Incidenti në Gjinekologji, Latifi: Komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme  – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/incidenti-ne-gjinekologji-latifi-komunikimi-me-familjen-eshte-ceshtja-me-e-rendesishme-lajmet-e-fundit/ Fri, 23 Sep 2022 14:02:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=20330 Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në Gjinekologji me keqinformatën që i dha infermierja një prindi që nuk e dinte se gruaja  e tij kishte lindur një foshnje të vdekur. Në një konferencë për media ai […]

The post Incidenti në Gjinekologji, Latifi: Komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme  – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Incidenti në Gjinekologji, Latifi: Komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme 




Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në Gjinekologji me keqinformatën që i dha infermierja një prindi që nuk e dinte se gruaja  e tij kishte lindur një foshnje të vdekur.


Në një konferencë për media ai u shpreh se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit.


“Mua më kanë njoftuar menjëherë, e kam dëgjuar, e kam lexuar, e kam parë raportin, e kam parë komunikatën e SHSKUK-së, kam biseduar drejtpërdrejt me drejtorin e Gjinekologjisë. Ajo që ka ndodhur në Gjinekologji është fatkeqësi e madhe dhe është shkak i mungesës së komunikimit”, tha ai.


Latifi u shpreh se kur në një operacion ka ndonjë komplikim, familja duhet lajmëruar menjëherë, përcjell Klankosova.tv.


“Po e marr anën personale kur unë kam qenë kirurg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme që ne duhet ta bëjmë, e para kur dikush shkon në sallë të operacionit, kurrë nuk fillon operacioni menjëherë, ne kemi mënyra me komuniku me familjen, me thënë ‘tash po fillon operacioni’, nëse ka ndonjë komplikim të madh ne duhet ta lajmërojmë menjëherë familjen, kështuqë kjo është shumë fat i keq, një se fëmija ka vdekur për shkak të sëmundjeve, probleme që ka pasur, por pastaj është lënduar shumë familja me atë lajmë që është shumë i keq. Mua më vjen shumë keq për familjen edhe për ata personat që kanë qenë të involvuar, natyrisht që nuk e kanë bërë me qëllim, por neve na duhet të mësojmë diçka nga kjo, në mënyrë që të kemi “check point” se çka po bëjmë në çdo fazë”, u shpreh tutje ai. /klankosova


The post Incidenti në Gjinekologji, Latifi: Komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme  – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi https://kosovonow.com/ministri-latifi-zotohet-per-ngritje-te-kapaciteteve-njerezore-ne-shendetesi/ Fri, 05 Aug 2022 10:27:55 +0000 https://kosovonow.com/?p=17874 ​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion nga KFOR-i italian në Kosovë për Klinikën e Pediatrisë. Në ceremoninë e pranimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se pajisjet e dhuruara do të rrisin kapacitetet shëndetësore, në veçanti në shërbimet në fushën e kardiologjisë tek fëmijët. Ai tha se […]

The post ​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi first appeared on Kosovo Now.]]>
​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion nga KFOR-i italian në Kosovë për Klinikën e Pediatrisë.

Në ceremoninë e pranimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se pajisjet e dhuruara do të rrisin kapacitetet shëndetësore, në veçanti në shërbimet në fushën e kardiologjisë tek fëmijët.

Ai tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i stafit shëndetësor për pajisjet e nevojshme të cilat do të rrisin shërbimin dhe kapacitetin e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës.

“Italia ndër vite ka ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime më cilësore që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve shëndetësore dhe në veçanti në fushën e kardiologjisë, sidomos atë të fëmijëve. Tash do të sigurojnë trajnimin e kirurgëve, anestologëve, infermierëve dhe infrastrukturën për pajiset e nevojshme për shërbimet që kemi nevojë në Kosovë. Këto trajnime do të fillojnë gjatë këtij viti dhe do të shtojnë në mënyrë rëndësishëm shërbimet dhe cilësinë e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës. Por ne e dimë se nuk mund të ketë shërbime cilësore pa përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe pa infrastrukturë të nevojshme. Ne jemi të dedikuar tërësisht edhe si qeveri dhe ministri që të ngritim kapacitetet njerëzore dhe të infrastrukturës që të ndalim rrjedhjen e pacientëve tanë jashtë vendit. Obligimi ynë që këto pajisje t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to në shërbimin tonë”, tha ai.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili tha se vendi i tij, gjithmonë do të mbështesë sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Qeveria e Italisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e ka mbështetur shëndetësinë në Kosovë që nga pavarësia e saj, me një financim të vazhdueshëm për të rritur efikasitetin e sistemin shëndetësor në Kosovë, për të ju mundësuar popullit që të trajtohen në Kosovë pa pasur nevojë të shkojnë për shërim jashtë vendit. Përveç Klinikës Kirurgjike Kardiologjike, përkushtimi ynë prek edhe fusha të tjera si Loboratori Biologjik më 2020, si dhe kemi investuar në punimet e vrazhda në objekte, dhe kemi ndihmuar me pajisje dhe material shpenzues në QKUK. Donacioni i sotëm kompleton ndihmën e Italisë për të gjitha nivelet e shëndetësisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i KFOR-it italian Luca Piperni, tha se ky donacion do të forcojë më tej lidhjet me Kosovën.

“Është nderë dhe privilegj që t’ju bashkohem në dhurimin e pajisjeve mjekësore për Qendrën Klinike Universitare. Jam i lumtur që jam këtu për të rikonfirmuar bashkëpunim në mes Italisë dhe institucioneve të Kosovës në kuadër të kontributit të vendit tim . Sigurisht që ky donacion do të forcojë më tej lidhjet tona tashmë të shkëlqyeshme. Donacioni i sotëm është për të përmirësuar sistemin shëndetësor në Prishtinë, duke ia mundësuar Qendrës Klinike Universitare që të ketë pajisjet esenciale, dhe si rrjedhojë të ju ndihmojë njerëzve në nevoja mjekësore, në veçanti rreth Covid-19 dhe terapisë neonatale”, theksoi ai.

The post ​Ministri Latifi zotohet për ngritje të kapaciteteve njerëzore në shëndetësi first appeared on Kosovo Now.]]>
Kryesindikalistja e mjekëve pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, s’mora përgjigje konkrete – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kryesindikalistja-e-mjekeve-pas-takimit-me-ministrin-latifi-e-pyeta-per-platformat-smora-pergjigje-konkrete-lajmet-e-fundit/ Sun, 17 Jul 2022 04:22:38 +0000 https://kosovonow.com/?p=16950 Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një intervistë ka foli për kushtet e punës dhe pagat e mjekëve në Kosovë, të cilat tha se po i detyrojnë që të ikin drejt Evropës e më gjerë. Pas marrjes së detyrës në maj […]

The post Kryesindikalistja e mjekëve pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, s’mora përgjigje konkrete – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kryesindikalistja e mjekëve pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, s’mora përgjigje konkrete




Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një intervistë ka foli për kushtet e punës dhe pagat e mjekëve në Kosovë, të cilat tha se po i detyrojnë që të ikin drejt Evropës e më gjerë.


Pas marrjes së detyrës në maj të këtij viti, Imeri bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili i ka premtuar përmirësim të gjendjes në sektorin e shëndetësisë.


Të njëjtin tha se e ka pyetur se cilat janë platformat, por që nuk ka marrë përgjigje konkrete.


“Por, na ka thënë se është i interesuar për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi. Do të krijojmë grupet për dialog dhe të shohim se cilat janë kërkesat tona, pra interesat e federatës dhe të atyre që ne përfaqësojmë”, deklaroi Imeri.


“Ne kemi ngritur shqetësimet tona dhe konsideroj që janë çështje që është dashur të zgjidhen më herët e jo të priten 23 vite pas luftës e akoma jemi vendi i vetëm në rajon që nuk kemi Ligjin për sigurime shëndetësore. E kjo po e dëmton punëtorin shëndetësor drejtpërdrejt por edhe qytetarin e Kosovës.Mes tjerash, ajo tha se janë në pritje të Ligjit të Pagave, por paralajmëroi se nëse vazhdon kjo gjendje, do të ndërmarrin veprime sindikale deri te greva e përgjithshme.


“Nuk besoj thellësisht që kjo Qeveri do të zgjidh problemet në shëndetësi, por po dua të besoj. Meqë edhe kanë premtuar se do ta trajtojnë mirë shëndetësinë. Jemi duke e pritur Ligjin e Pagave dhe aty do të shohim se ku është ranguar punëtori shëndetësorë e pastaj do të reagojmë me kohë”.“Po presim të shohim sa do t’i realizojnë premtimet. Nëse vazhdon kjo gjendje, ne do të ndërmarrim veprimet tona me mekanizmat tonë edhe pse do të ishte shumë e dhimbshme për qytetarët. Uroj që të mos vijë puna për grevë gjenerale ashtu siç edhe po përflitet edhe në sindikatat tjera, për të mos ofruar shërbime, përveç atyre emergjente”.


Duke folur për ikjen e mjekëve, Imeri tha se është një shqetësim i madh dhe kjo është kthyer në një fenomen që po i përcjell ndër vite, por se kohët e fundit është shpeshtuar.


Sipas saj, mjekët që janë duke e lëshuar vendin janë ata që kanë notë mesatare të lartë, raporton telegrafi.


“Po shkojnë mjekët dhe infermierët që kanë notë mesatare të lartë sepse zgjedhin cilësi, pasi edhe shtetet zgjedhin. Çka po marrin, po e marrin ajkën e shëndetësisë të Kosovës dhe kjo është shumë e dhimbshme për shtetin tonë, por është e dhimbshme për qytetarët tonë se ka mundësi që shumë shpejt të ngelemi pa shërbime kryesore”, u shpreh ajo.Tutje, Imeri ngriti dhe një shqetësim tjetër, pasi mjekët siç tha ajo, jo vetëm që po ikin dhe po e lëshojnë vendin, por ata janë duke i lëshuar institucionet publike për të kaluar në institucione private.


Imeri tregoi se më shumë se 200 mjekë e kanë lëshuar Kosovën.


The post Kryesindikalistja e mjekëve pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, s’mora përgjigje konkrete – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>