Take a fresh look at your lifestyle.

Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë – Lajmet e fundit



Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë




Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.


Mësohet se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.


Por lidhur me këtë Qeverinë ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.


Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.


Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.


Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.


Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./telegrafi/


Comments are closed.