Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani takohet me Macronin e Scholzin, i falënderon për përkrahjen që po i japin Kosovës – Lajmet e fundit



Osmani takohet me Macronin e Scholzin, i falënderon për përkrahjen që po i japin Kosovës




Samiti inaugurues i Bashkësisë Politike Evropiane është duke u mbajtur në Pragë, ku në mesin e liderëve evropianë është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Osmani është takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për çka u shpreh mirënjohëse.


Ajo e quajti këtë takim si përmbajtësor edhe i falënderoi Macronin e Scholzin për përkrahjen që po i japin Kosovës dhe për dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tone.


“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!”, shkroi presidentja Osmani dhe bashkëngjiti edhe një foto të përbashkët. /Zëri


Comments are closed.