ndalë | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 01 Sep 2022 02:41:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png ndalë | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti! https://kosovonow.com/ndalu-sa-ste-kane-ndale-o-albin-kurti/ Thu, 01 Sep 2022 02:41:46 +0000 https://kosovonow.com/?p=19225 Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit që mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë të mos paguhen për ditët e kaluara në grevë. Kritik është treguar edhe për mos rritjen e pagave për setorin publik dhe reduktimet e gjata të energjisë elektrike. Reagimi i Haradinajt […]

The post Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti! first appeared on Kosovo Now.]]>
Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit që mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë të mos paguhen për ditët e kaluara në grevë.

Kritik është treguar edhe për mos rritjen e pagave për setorin publik dhe reduktimet e gjata të energjisë elektrike.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

E, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin “Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?”

“Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej ai e ka pyetur kryeministrin:

“Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”

“Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?”

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë”.

“Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, ka shkruar Haradinaj.

The post Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti! first appeared on Kosovo Now.]]>
Protestë para ambasadës serbe në Pragë, “Serbia të ndalë sulmet ndaj Kosovës” – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/proteste-para-ambasades-serbe-ne-prage-serbia-te-ndale-sulmet-ndaj-kosoves-lajmet-e-fundit/ Tue, 02 Aug 2022 06:40:38 +0000 https://kosovonow.com/?p=17703 Disa aktivistë çek kanë protestuar të hënën para ambasadës së Serbisë në Pragë. Ata protestuan në mënyrë paqësore pas situatës që u krijua të dielën në Kosovë, raporton Zeri.info. Aktivistët para ambasadës serbe kanë vendosur mbishkrime si “Kosova nuk është Serbi, “ Serbia […]

The post Protestë para ambasadës serbe në Pragë, “Serbia të ndalë sulmet ndaj Kosovës” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Protestë para ambasadës serbe në Pragë,  “Serbia të ndalë sulmet ndaj Kosovës”




Disa aktivistë çek kanë protestuar të hënën para ambasadës së Serbisë në Pragë.


Ata protestuan në mënyrë paqësore pas situatës që u krijua të dielën në Kosovë, raporton Zeri.info.


Aktivistët para ambasadës serbe kanë vendosur mbishkrime si “Kosova nuk është Serbi, “ Serbia të ndalojë së sulmuari Kosovën”, Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëseardhur” etj.


Po ashtu është kërkuar që BE-ja të ndalojë të gjitha financimet për Serbinë, që sipas aktivistëve vepron në Ballkan si “Kali i Trojës” rus. /Zëri



Image

 


The post Protestë para ambasadës serbe në Pragë, “Serbia të ndalë sulmet ndaj Kosovës” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>