Disa aktivistë çek kanë protestuar të hënën para ambasadës së Serbisë në Pragë.
Ata protestuan në mënyrë paqësore pas situatës që u krijua të dielën në Kosovë, raporton Zeri.info.
Aktivistët para ambasadës serbe kanë vendosur mbishkrime si “Kosova nuk është Serbi, “ Serbia të ndalojë së sulmuari Kosovën”, Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëseardhur” etj.
Po ashtu është kërkuar që BE-ja të ndalojë të gjitha financimet për Serbinë, që sipas aktivistëve vepron në Ballkan si “Kali i Trojës” rus. /Zëri
Comments are closed.