nderon | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 22 Sep 2022 19:56:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png nderon | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Presidenti francez nderon Gazmend Çitakun me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/presidenti-francez-nderon-gazmend-citakun-me-medaljen-kalores-i-urdhrit-kombetar-te-merites-lajmet-e-fundit/ Thu, 22 Sep 2022 19:56:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=20291 Me rekomandim të Ambasadës së Republikës Franceze në Republikën e Kosovës, Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombetar të Meritës. Siç njoftoi Ambasada franceze […]

The post Presidenti francez nderon Gazmend Çitakun me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Presidenti francez nderon Gazmend Çitakun me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës




Me rekomandim të Ambasadës së Republikës Franceze në Republikën e Kosovës, Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombetar të Meritës.


Siç njoftoi Ambasada franceze në Kosovë në rrjetin social Facebook, Shkëlqesia e Saj Ambasadorja franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel ia dorëzoi mbrëmë medaljen Çitakut.


“Kjo mirënjohje nga Franca shpërblen shërbimet e shquara që z. Çitaku ka bërë me veprimtarinë e tij profesionale dhe përbën një inkurajim për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përbashkët. Ceremonia u mbajt në Rezidencën e Francës, në prani të familjes, miqve dhe kolegëve të tij, si dhe autoriteteve lokale dhe ndërkombëtare“, thuhet në postimin e Ambasadës franceze në Facebook.


Nga ana tjetër, Çitaku është shprehur se ishte një nder i veçantë për të të pranonte medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës nga presidenti Macron.


Ai theksoi se njohja si simbol i drejtësisë nga institucioni më i lartë shtetëror në Francë, si një arritje jetësore për të dhe vlerësim për Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, i jep një inkurajim dhe motivim shtesë për të vazhduar të kryej detyrën me vendosmëri dhe profesionalizëm maksimal.


“Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Macron, Shkëlqesinë e Saj Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel, për ambasadën franceze në Kosovë dhe shtetin francez“, ka shkruar Çitaku në Facebook./Zëri


The post Presidenti francez nderon Gazmend Çitakun me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së https://kosovonow.com/haradinaj-viziton-podujeven-nderon-heronjte-dhe-takon-degen-e-aak-se/ Wed, 27 Jul 2022 00:51:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=17404 Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë përmendores së heroit të kombit, Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan. Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë. “Gjatë vizitës së sotme në Podujevë, bashkë me kolegë kemi bërë homazhe te përmendorja e […]

The post Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së first appeared on Kosovo Now.]]>
Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë përmendores së heroit të kombit, Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan.

Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

“Gjatë vizitës së sotme në Podujevë, bashkë me kolegë kemi bërë homazhe te përmendorja e heroit Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

“Pas homazheve kam zhvilluar një takim konsultues me degën e Aleancës në Podujevë. Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi. Po ashtu, shumë e vlefshme gatishmëria dhe këshillat e anëtarëve themelues të degës, si dhe përkrahja që ata kanë për brezin e ri në politikë. Faleminderit për mikpritjen, pronarit dhe stafit të restorant “Liqeni” në Orllan”, ka përfunduar Haradinaj.

The post Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së first appeared on Kosovo Now.]]>