Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj viziton Podujevën, nderon Heronjtë dhe takon degën e AAK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë përmendores së heroit të kombit, Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan.

Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

“Gjatë vizitës së sotme në Podujevë, bashkë me kolegë kemi bërë homazhe te përmendorja e heroit Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj gjatë vizitës në Podujevë ka takuar edhe strukturën e degës së AAK-së në Podujevë.

“Pas homazheve kam zhvilluar një takim konsultues me degën e Aleancës në Podujevë. Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi. Po ashtu, shumë e vlefshme gatishmëria dhe këshillat e anëtarëve themelues të degës, si dhe përkrahja që ata kanë për brezin e ri në politikë. Faleminderit për mikpritjen, pronarit dhe stafit të restorant “Liqeni” në Orllan”, ka përfunduar Haradinaj.

Comments are closed.