Take a fresh look at your lifestyle.

Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati Truss-Sunak – Lajmet e fundit



Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati Truss-Sunak


Bota
July 27, 2022 – 00:35

Debati i fundit midis Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar, është anuluar, pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.


Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë. TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte.


Para se të ndalohej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve kishte mbuluar taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës. /a2cnn 


Comments are closed.