Papa | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 26 Jul 2022 08:41:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Papa | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Papa Françesku kërkon falje: Më vjen keq për asimilimin e indigjenëve në Kanada – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/papa-francesku-kerkon-falje-me-vjen-keq-per-asimilimin-e-indigjeneve-ne-kanada-lajmet-e-fundit/ Tue, 26 Jul 2022 08:41:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=17382 Bota July 26, 2022 – 10:38 Papa Françesku ka kërkuar falje historike për bashkëpunimin e Kishës Katolike me politikën “katastrofike” të Kanadasë ndjekur në shkolla ndaj indigjenëve, duke thënë se asimilimi i detyruar i popujve vendas në shoqërinë e krishterë shkatërroi kulturat e tyre, ndau familjet dhe […]

The post Papa Françesku kërkon falje: Më vjen keq për asimilimin e indigjenëve në Kanada – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Papa Françesku kërkon falje: Më vjen keq për asimilimin e indigjenëve në Kanada


Bota
July 26, 2022 – 10:38

Papa Françesku ka kërkuar falje historike për bashkëpunimin e Kishës Katolike me politikën “katastrofike” të Kanadasë ndjekur në shkolla ndaj indigjenëve, duke thënë se asimilimi i detyruar i popujve vendas në shoqërinë e krishterë shkatërroi kulturat e tyre, ndau familjet dhe margjinalizoi brezat.


Gjatë turneut 5 ditor, në fjalën e mbajtur në Kishë Ati i Shenjtë theksoi se është koha të riniset nga e para.


“Asgjë nuk mund të fshijë cenimin e dinjitetit, të këqijat e pësuara dhe besimin e tradhtuar. Dhe ne nuk duhet të fshijmë kurrë turpin e të krishterëve. Megjithatë, është e nevojshme të rifillojmë sërish”, u shpreh kreu i Vatikanit.


Papa Françesku merr pjesë “pelegrinazhin e Pendimit” duke u kërkuar falje të mbijetuarve të sistemit të drejtuar nga kisha.


Për më shumë se një shekull, të paktën 150,000 fëmijë indigjenë u morën nga familjet e tyre dhe u detyruan të ndiqnin shkollat e drejtuara nga katolikët. Më shumë se 4000 fëmijë vdiqën në sistemin shkollor.


Shumë prej të mbijetuarve kanë dëshmuar për abuzim fizik si dhe dënoheshin nëse flisnin gjuhën e amtare.


Para se të shkonte  në prej shkollave të quajtur Ermineskin, Papa vizitoi varrezat, ku janë varrosur shumë prej atyre që përjetuan sistemin e ashpër. /euronews.al


 


The post Papa Françesku kërkon falje: Më vjen keq për asimilimin e indigjenëve në Kanada – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>