Bota
July 26, 2022 – 10:38
Papa Françesku ka kërkuar falje historike për bashkëpunimin e Kishës Katolike me politikën “katastrofike” të Kanadasë ndjekur në shkolla ndaj indigjenëve, duke thënë se asimilimi i detyruar i popujve vendas në shoqërinë e krishterë shkatërroi kulturat e tyre, ndau familjet dhe margjinalizoi brezat.
Gjatë turneut 5 ditor, në fjalën e mbajtur në Kishë Ati i Shenjtë theksoi se është koha të riniset nga e para.
“Asgjë nuk mund të fshijë cenimin e dinjitetit, të këqijat e pësuara dhe besimin e tradhtuar. Dhe ne nuk duhet të fshijmë kurrë turpin e të krishterëve. Megjithatë, është e nevojshme të rifillojmë sërish”, u shpreh kreu i Vatikanit.
Papa Françesku merr pjesë “pelegrinazhin e Pendimit” duke u kërkuar falje të mbijetuarve të sistemit të drejtuar nga kisha.
Për më shumë se një shekull, të paktën 150,000 fëmijë indigjenë u morën nga familjet e tyre dhe u detyruan të ndiqnin shkollat e drejtuara nga katolikët. Më shumë se 4000 fëmijë vdiqën në sistemin shkollor.
Shumë prej të mbijetuarve kanë dëshmuar për abuzim fizik si dhe dënoheshin nëse flisnin gjuhën e amtare.
Para se të shkonte në prej shkollave të quajtur Ermineskin, Papa vizitoi varrezat, ku janë varrosur shumë prej atyre që përjetuan sistemin e ashpër. /euronews.al
Comments are closed.