Rama | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 02 Jun 2023 01:10:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Rama | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/berisha-per-situaten-ne-kosove-nje-nga-nxitesit-ka-qene-direkt-edi-rama-lajmet-e-fundit/ Fri, 02 Jun 2023 01:10:27 +0000 https://kosovonow.com/?p=32199 Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha tha se qëndrimi i kryeministrit të tanishëm shqiptar, Edi Ramës, në krah të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e […]

The post Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama




Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj.


Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha tha se qëndrimi i kryeministrit të tanishëm shqiptar, Edi Ramës, në krah të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ka dëmtuar procesin.


“Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiqit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredincialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiqit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm”, tha Berisha, ndërsa pohoi se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.


Më tej, Berisha u shpreh se nga pikëpamja ligjore kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. “ Në analizë ligjore, Kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. Zgjedhjet u bënë pasi Vuçiq urdhëroi Listën Serbe që të braktisin detyrën. Këta kryetarë të zgjedhur me 3-5% të votave, duke pasur parasysh dominancën serbe në këto komuna, nuk mund të konsiderohen si qeverisëse të asaj shumice. Kurti e sqaroi dje këtë çështje, ai u shpreh se janë drejtues teknikë për të firmosur për një periudhë të caktuar. Inagurimi i tyre si kryetarë komunash ku 90 për qind janë etni tjetër, janë një dështim. Ata zgjedhje, janë një dështim. Kurti vetë dje në Bratislavë, shpjegoi se ata do të jetë persona teknikë që do të bëjnë detyrat”, tha Berisha./Opinion.al


The post Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci https://kosovonow.com/perparim-rama-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-arkitektes-merita-mihovci/ Sun, 28 May 2023 06:12:27 +0000 https://kosovonow.com/?p=32026 Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit. “Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i […]

The post Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci first appeared on Kosovo Now.]]>
Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit.

“Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve”.

“Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve”.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka thënë Rama.

The post Përparim Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci first appeared on Kosovo Now.]]>
Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/perparim-rama-e-pret-haxhi-krasniqin-nje-event-historik-dhe-nje-nate-e-paharrueshme-po-na-pret-lajmet-e-fundit/ Sun, 21 May 2023 11:23:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=31774 Sport May 21, 2023 – 13:09 Lajmet e Fundit nga Sporti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë. […]

The post Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret


Sport
May 21, 2023 – 13:09

Lajmet e Fundit nga Sporti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.


I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.


Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.



The post Përparim Rama e pret Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Pas dhjetë vjetëve, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia https://kosovonow.com/rama-pas-dhjete-vjeteve-pishines-se-germise-po-i-kthehet-freskia/ Wed, 17 May 2023 20:03:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=31628 Rama: Pas dhjetë vjetëve, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë punuar në rregullimin e disa pjesëve të pishinës së Gërmisë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kësaj pishine po i kthehet freskia pas . “Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të […]

The post Rama: Pas dhjetë vjetëve, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Pas dhjetë vjetëve, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë punuar në rregullimin e disa pjesëve të pishinës së Gërmisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kësaj pishine po i kthehet freskia pas .

“Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama ka shtuar se kjo pishin do të hapet në muajin e ardhshëm, qershor.

The post Rama: Pas dhjetë vjetëve, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia first appeared on Kosovo Now.]]>
Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim https://kosovonow.com/marrja-e-te-hyrave-nga-qeveria-rama-eshte-jo-ligjore-do-ta-luftojme-cdo-tentim/ Wed, 17 May 2023 07:55:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=31602 Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim për Ekonomia Online tha se në takimin koordinues e mbajtur të hënë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarëve të​ Komunave, në njëfarë mënyre janë dakorduar që të hyrat vetanake të i’u kthehen komunave. Ai tha se të hyrat vetanake me ligj i takojnë komunave që t’i përdorin […]

The post Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim first appeared on Kosovo Now.]]>
Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim për Ekonomia Online tha se në takimin koordinues e mbajtur të hënë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarëve të​ Komunave, në njëfarë mënyre janë dakorduar që të hyrat vetanake të i’u kthehen komunave.

Ai tha se të hyrat vetanake me ligj i takojnë komunave që t’i përdorin në të mirë të qytetarëve dhe se ato nuk mund që të tjetërsohen.

Madje ai thotë se do ta luftojnë çdo tentim që mjetet të u merren, duke shtuar se kjo formë është jo ligjore.

“Mendoj që të hyrat vetanake me ligj faktikisht i takojnë komunave, pra të hyrat vetanake të kryeqytetit janë të kryeqytetit janë të qytetarëve të kryeqytetit edhe nuk munden që të tjetërsohen ato. Çdo tentim normal që është jo ligjor edhe ne do ta luftojmë çdo tentim. Patëm një takim të mirëfillte edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave ku edhe në një farë mënyre u dakorduan që të hyrat vetanake të i’u kthehen, të lejohen për përdorim për projekte të cilat janë duke pritur për të mirën e kryeqytetit”.

“Shpresoj që kjo çështje do të marr fund për të mirën e qytetarëve dhe të gjitha komunave po shpresoj për brenda javës do t’i kemi ato të hyra vetanake që t’i përdorim për projekte të shumta të cilat i pret kryeqyteti edhe qytetarët këtu. Jam optimist që këtë çështje e kemi zgjedhur”, tha ai.

Ai shtoi se për këtë çështje Asociacioni i Komunave të Kosovës, i është drejtuar Qeverisë më një letër, duke pohuar që pritet që të lehtësohet procesi i bartjes së mjeteve të komunave.

“Tash e kanë kërkuar një letër të cilën unë personalisht, ne si kryeqytet i kemi dërguar para dy javësh tash po e kërkojnë një letër tjetër prej Asociacionit të Komunave  të Kosovës, edhe atë e kemi dërguar, i kemi kërkuar Asociacionit që ta dërgojë. Besoj që do të shlirohet procesi i bartjes së mjeteve te komunat përkatëse”, tha ai.

Me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 Qeveria ka paraparë që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.

The post Marrja e të hyrave nga Qeveria, Rama: Është jo ligjore, do ta luftojmë çdo tentim first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari https://kosovonow.com/rama-del-ne-terren-njofton-rrenime-ne-qender-te-qytetit-dhe-krijimin-e-nje-parku-mbi-gjysem-hektari/ Tue, 16 May 2023 13:42:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=31577 Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari

Përparim Rama se ka në plan të ndalet. Kryetari i Prishtinës ka dalur sot në terren bashkë me drejtorin e Inspektoriatit, Florian Dushi ku kanë njoftuar një plan të ri në kryeqytet. Rama ka njoftuar se në hapësirën afër stacionit të trenit në Prishtinë do të fillojnë rrënimet e disa objekteve pa leje dhe përfundimisht […]

The post Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari

Përparim Rama se ka në plan të ndalet. Kryetari i Prishtinës ka dalur sot në terren bashkë me drejtorin e Inspektoriatit, Florian Dushi ku kanë njoftuar një plan të ri në kryeqytet.

Rama ka njoftuar se në hapësirën afër stacionit të trenit në Prishtinë do të fillojnë rrënimet e disa objekteve pa leje dhe përfundimisht do të largohen shitësit ilegal.

Në këtë hapësirë, i pari i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërtohet një park atraktiv me hapësirë mbi gjysëm hektari.

“Nuk do të ndalim luftën tonë ndaj ilegalitetit. Pas një përiudhe të gjatë kohore, në më shumë se 2 dekada kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht.

Tash po i rrënojmë disa ndërtime që janë pa leje e po ashtu po i largojmë disa pjestatë të ndryshëm që i kanë përdor për shitje të zallit.

Ju njoftoj se këtu po i japim qytetit edhe një park te ri, park i cili do të jëtë më i madh se gjysëm hektari”, njoftoi Përparim Rama.

The post Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rama-kundershtareve-po-paralajmerojne-fitoret-duke-pare-filxhanet-e-deshirave-lajmet-e-fundit/ Sun, 14 May 2023 23:43:22 +0000 https://kosovonow.com/?p=31511 Kryeministri i Shqipërisë njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka goditur sërish kundërshtarët e tij politik. Ai e ka publikuar një fotografi duke prezantuar punën e ekipit të tij të Partisë Socialiste. Rama e ka ngacmuar opozitën duke thënë se po […]

The post Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave




Kryeministri i Shqipërisë njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka goditur sërish kundërshtarët e tij politik.


Ai e ka publikuar një fotografi duke prezantuar punën e ekipit të tij të Partisë Socialiste.


Rama e ka ngacmuar opozitën duke thënë se po presin fitoren duke parë filxhanët e dëshirave.


“dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, tha Rama.


Të dielen e 14 Majit, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale.


Qytetarët shqiptarë patën mundësi të votojnë për t’i zgjedhur 61 kryetar bashkish.


The post Rama, kundërshtarëve: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Rruga “Nekibe Kelmendi” me rëndësi të madhe, ndërlidh pjesë kyçe të kryeqytetit https://kosovonow.com/rama-rruga-nekibe-kelmendi-me-rendesi-te-madhe-nderlidh-pjese-kyce-te-kryeqytetit/ Sat, 13 May 2023 12:51:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=31452 Rama: Rruga “Nekibe Kelmendi” me rëndësi të madhe, ndërlidh pjesë kyçe të kryeqytetit

Në vlerë prej më shumë se 370 mijë eurosh është duke u bërë rikonstruktimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”. Afati kohor për përfundimin e këtyre punimeve është për 90 ditë, ndërkaq nga Komuna e Prishtinës thonë se ky segment do të mbyllet para afatit kohor. Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Investimeve Kapitale, […]

The post Rama: Rruga “Nekibe Kelmendi” me rëndësi të madhe, ndërlidh pjesë kyçe të kryeqytetit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Rruga “Nekibe Kelmendi” me rëndësi të madhe, ndërlidh pjesë kyçe të kryeqytetit

Në vlerë prej më shumë se 370 mijë eurosh është duke u bërë rikonstruktimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”. Afati kohor për përfundimin e këtyre punimeve është për 90 ditë, ndërkaq nga Komuna e Prishtinës thonë se ky segment do të mbyllet para afatit kohor. Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi kanë bërë inspektime në nisjen e fazës së dytë të këtyre punimeve në këtë rrugë.

I pari i kryeqytetit ka thënë se është duke u punuar me intensitet të lartë në të gjitha pjesët e kryeqytetit.

Rama: Jemi duke filluar këtu fazën e dytë që ka me qenë edhe gjysmë kilometër

“Veç e kemi përfunduar pjesën e parë, e cila ka qenë 575 metra. Jemi duke filluar këtu fazën e dytë që ka me qenë edhe gjysmë kilometër. Është një pjesë e projekteve që po fillojmë, projekteve të vitit 2023 me një intensitet super të lartë. 95 për qind të projekteve vetëm se janë të tenderuara dhe kemi intensitet të shtuar të punëve, nëpër gjitha pjesët e kryeqytetit, duke përfshirë edhe zonat e malësisë së Gollakut”, ka thënë ai.

Rama është shprehur se rruga “Nekibe Kelmendi” është me rëndësi të madhe, e cila ndërlidh disa pjesë kyçe të kryeqytetit.

Rama: Kemi krijuar një rrugë me një dizajn të ri

“Kjo rrugë këtu ‘Nekibe Kelmendi’ është me rëndësi shumë të madhe për arsye se ndërlidh disa pjesë kyçe të kryeqytetit. Për këtë arsye edhe kemi krijuar një rrugë me një dizajn të ri, e cila përmban trasenë për biçikleta, por e kemi edhe mënyrën e komunikacionit alternativ, përveç të makinave po ashtu edhe zona e këmbësorëve edhe zona e gjelbër për të krijuar edhe një ambient më të mirëfilltë edhe për qytetarët të cilët ecin nëpër këto pjesë të kryeqytetit. Është një punë intensive”, ka shtuar Rama.

I pyetur në lidhje me kaosin ne kryeqytet dhe vazhdimin e sheshit deri te “Katedralja”, Rama ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të përballohet nëse të gjithë lëvizin me makina.

Rama: Nëse gjithë qytetarët vijnë në qendër me makina, kaosin nuk do të mund ta përballojmë

“Nëse të gjithë qytetarët e Prishtinës edhe të vendeve të tjera, të cilët vijnë të punojnë apo të kalojnë kohën në qytet, vijnë deri në pikë të qendrës me makina, kaosin nuk do të mund ta përballojmë kurrë, asnjëherë. Po ashtu, duke pas parasysh që kemi me miliona metra katror duke u ndërtuar mu në qendër të Prishtinës, si lagjja e Pejtonit, Muhaxherëve, Tophane, kaosi ka qenë. Kaosin jemi duke e luftuar edhe ne duhet tu japim prioritet ose një bulevard, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të marrin frymë shlirë “, ka deklaruar i pari i kryeqytetit.

Ndërkaq, drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi është shprehur se afati kohor për përfundimin e punimeve në rrugën “Nekibe Kelmendi” është 90 ditë.

Xhaferi: Afati i përfundimit të punimeve do të jetë 90 ditë

“Ne do t’i vendosim të gjitha instalimet nëntokësore. Afati i përfundimit të punimeve do të jetë 90 ditë. Ne do ta përmbyllim para afatit kohor këtë segment. Vlera është 378 mijë euro. Si e tillë ne i kemi gjithë inxhinierët këtu që do të bëjmë mbikëqyrje të rregullt dhe punimet normalisht do të kenë standard, cilësi dhe do ta përmbyllim sipas afatit kohor”, ka bërë të ditur ai.

Xhaferi ka njoftuar se punimet janë duke vazhduar edhe te hekurudha, ku javën e kaluar është përmbyllur projekti sa i përket problemit që ka qenë me varrezat ortodokse dhe ato katolike.

The post Rama: Rruga “Nekibe Kelmendi” me rëndësi të madhe, ndërlidh pjesë kyçe të kryeqytetit first appeared on Kosovo Now.]]>
Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato https://kosovonow.com/pese-shkolla-te-reja-ne-prishtine-rama-tregon-lagjet-ku-do-te-ndertohen-ato/ Thu, 11 May 2023 12:26:46 +0000 https://kosovonow.com/?p=31370 Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”. […]

The post Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato first appeared on Kosovo Now.]]>
Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”.

Ai tha se këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në lagjen e Qendrës.

‘Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla. Arsim cilësor.Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës. Më pak trafik. Më shumë punësim”, shtoi ai.

The post Pesë shkolla të reja në Prishtinë, Rama tregon lagjet ku do të ndërtohen ato first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama për trafikun në Prishtinë: Jemi duke punuar në hapjen e rrugëve të reja https://kosovonow.com/rama-per-trafikun-ne-prishtine-jemi-duke-punuar-ne-hapjen-e-rrugeve-te-reja/ Wed, 10 May 2023 20:18:35 +0000 https://kosovonow.com/?p=31344 Rama për trafikun në Prishtinë: Jemi duke punuar në hapjen e rrugëve të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për problemin e trafikut të ngarkuar në Prishtinë. Rama në “Debat Plus” ka thënë se ngarkimi i trafikut është rezultat i zhvillimit të hovshëm të Prishtinës nga sektori privat, mirëpo i mungesës të investimeve kapitale në sektorin publik. Ai ka thënë se problemi i trafikut lidhet drejtpërdrejt me […]

The post Rama për trafikun në Prishtinë: Jemi duke punuar në hapjen e rrugëve të reja first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama për trafikun në Prishtinë: Jemi duke punuar në hapjen e rrugëve të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për problemin e trafikut të ngarkuar në Prishtinë.

Rama në “Debat Plus” ka thënë se ngarkimi i trafikut është rezultat i zhvillimit të hovshëm të Prishtinës nga sektori privat, mirëpo i mungesës të investimeve kapitale në sektorin publik.

Ai ka thënë se problemi i trafikut lidhet drejtpërdrejt me mungesën e infrastrukturës, pasi sipas tij rrugët janë të mangëta në raport me zhvillimin e qytetit.

“Kemi mungesë të infrastrukturës, pra nuk ka rrugë, rrugët janë të mangëta në relacion me zhvillimin e qytetit, gjithmonë duhesh me ardh nga qendra për me shku në pjesët tjera. Pra nuk kem rrugë ndërlidhëse në zonat periferike”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se janë duke punuar për krijimin e rrugëve alternative.

“Edhe për këtë siç e dini kemi një zhvillim të hovshëm tash rrugëve të reja në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, ka thënë tutje ai.

The post Rama për trafikun në Prishtinë: Jemi duke punuar në hapjen e rrugëve të reja first appeared on Kosovo Now.]]>