tek | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 23 Sep 2022 15:45:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png tek | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 (FOTO) Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë https://kosovonow.com/foto-nga-tradhtia-femija-i-dyte-deri-tek-bashkeprinderimi-me-mozzik-loredana-zefi-rrefehet-si-rrallehere/ Fri, 23 Sep 2022 15:45:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=20334 (FOTO) Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë

“Të dua” e Mozzik e lançuar disa orë më parë, duket se ka nxitur dukshëm reagimin e Loredana Zefit. Reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij, Hanës, Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babi, i cili nuk e sheh dot […]

The post (FOTO) Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë first appeared on Kosovo Now.]]>
(FOTO) Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë

“Të dua” e Mozzik e lançuar disa orë më parë, duket se ka nxitur dukshëm reagimin e Loredana Zefit.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, i dedikoi një tjetër këngë vajzës së tij, Hanës, Mozzik kishte shkrirë në vargje të gjithë ndjesitë e një babi, i cili nuk e sheh dot të bijën të rritet pasi e ka larg.

Në këtë histori nuk kishte si të mungonte edhe Loredana, ku reperi nuk nguroi të hidhte “akuza” ndaj saj pas kësaj Zefi si rrallëherë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk munguan pyetjet rreth Mozzik dhe vajzës së përbashkët, Hanës.

E pyetur se si i shkon bashkëprindërimi me ish-partnerin përsa i përket Hanës, reperja u shpreh se nuk është një pengesë në marrëdhënien babë e bijë.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe Mund ta pyesësh”.

Nga mënyra si është shprehur Mozzik në këngët e tij në lidhje me ndarjen nga Loredana, gjithmonë është aluduar në rrjet së arsyeja ka qenë tradhtia.

“A e ke tradhtuar ishin?”- “Jo,”- u përgjigj e bindur reperja.

Edhe herë të tjera Zefi e ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë dhe e pyetur se çfarë i mungon Hanës, artistja me plotë gojë u shpreh: “Një vëlla.”

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021, Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

The post (FOTO) Nga tradhtia, fëmija i dytë deri tek bashkëprindërimi me Mozzik, Loredana Zefi rrëfehet si rrallëherë first appeared on Kosovo Now.]]>
Kujdes me gjumin është një faktor i madh tek stresi gjatë ditës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kujdes-me-gjumin-eshte-nje-faktor-i-madh-tek-stresi-gjate-dites-lajmet-e-fundit/ Fri, 09 Sep 2022 06:01:38 +0000 https://kosovonow.com/?p=19630 Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten për 30% – prandaj vërtet se do të përfitoni mendërisht nëse flini. Studimi, i kryer nga ekspertët amerikanë, ka treguar se gjumi i dobët e ndalë zonën e materies së […]

The post Kujdes me gjumin është një faktor i madh tek stresi gjatë ditës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kujdes me gjumin është një faktor i madh tek stresi gjatë ditës




Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten për 30% – prandaj vërtet se do të përfitoni mendërisht nëse flini.


Studimi, i kryer nga ekspertët amerikanë, ka treguar se gjumi i dobët e ndalë zonën e materies së hirtë të quajtur korteksi i mesëm parafrontal, i cili e aktivizon ankthin.


Në anën tjetër, gjumi i thellë i lehtëson brengat.


Gjatë gjumit, valët e trurit sinkronizohen, pulsi i zemrës dhe shtypja e gjakut zvogëlohet dhe mendja shumë lehtë e largon çdo stres dhe brengë.


Sipas ekspertëve, gjumi i thellë është lehtësues natyral i ankthit dhe stresit, prandaj është e rëndësishme që çdo natë të mjaftohemi me gjumë.


Thënë më thjesht, nëse veç keni probleme me gjumë apo bëni pak gjumë, është e rëndësishme ta zgjidhni këtë çështje në mënyrë që të ndiheni më pak të stresuar.


The post Kujdes me gjumin është një faktor i madh tek stresi gjatë ditës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Raporti gjerman kundër Xhavit Halitit bazën e ka tek “Libri i bardhë” i Serbisë, ja faktet interesante – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/raporti-gjerman-kunder-xhavit-halitit-bazen-e-ka-tek-libri-i-bardhe-i-serbise-ja-faktet-interesante-lajmet-e-fundit/ Sun, 28 Aug 2022 13:24:57 +0000 https://kosovonow.com/?p=19063 Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë përgatiti materialin e titulluar «Libri i Bardhë: Terrorizmi i separatistëve shqiptarë në Kosovë dhe në Metohi» , të cilin e botuan të përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën frënge, në shtator të vitit 1998. Këtë material propagandistik […]

The post Raporti gjerman kundër Xhavit Halitit bazën e ka tek “Libri i bardhë” i Serbisë, ja faktet interesante – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Raporti gjerman kundër Xhavit Halitit bazën e ka tek “Libri i bardhë” i Serbisë, ja faktet interesante




Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë përgatiti materialin e titulluar «Libri i Bardhë: Terrorizmi i separatistëve shqiptarë në Kosovë dhe në Metohi» , të cilin e botuan të përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën frënge, në shtator të vitit 1998. Këtë material propagandistik Ministria e Punëve të Jashtme, e asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia, ua shpërndau falas institucioneve me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare, institucioneve shtetërore të shteteve anëtare të OKB-së, mediave ndërkombëtare, bibliotekave universitare dhe personaliteteve me peshë në fusha të ndryshme intelektuale.

Versioni i këtij «Libri të Bardhë» u ribotua nga regjimi i Miloševië-it në vitin 1994 dhe në vitin 2005 , ndërsa në vitin 2001 dhe 2003, i plotësuar dhe i modifikuar në përputhje me ndryshimin e konteksteve politike ndërkombëtare, u publikua nga regjimi i “ri” i Beogradit.

UÇK-ja dhe “ideologjia marksiste-leniniste”

Sado e pabesueshme t’i duket dikujt që një grup i caktuar të stigmatizohet në të njëjtën kohë si “fondamentalist islamik” dhe si i majtë ekstrem i tipit stalinist të Enver Hoxhës, pra ekstremist fetar dhe ithtar i ideologjisë që kishte ndaluar besimin fetar në Shqipëri, teksti i përgatitur nga shërbimet sekrete jugosllave dhe serbe kundër UÇK-së është shembull i këtij “paradoksi propagandistik”

. Për ta përforcuar idenë e përkatësisë ideologjike të ekstremit të majtë, më shumë se gjysma e «Librit të Bardhë», botimi i vitit 1998, i kushtohet influencës ideologjike të Shqipërisë së periudhës komuniste te udhëheqësit e UÇK-së në Kosovë. Në përputhje me këtë qëllim, një rol tepër i rëndësishëm iu vesh Shërbimit Sekret të Shqipërisë. Që ky rol të jetë i besueshëm për lexuesit e painformuar, arsenali propagandistik serb “zbuloi” njeriun kyç të Sigurimit shqiptar, Xhavit Halitin , si ndërlidhje me UÇK-në. Në vijim do të ndalem shkurtimisht në rastin e Xhavit Halitit, sepse është domethënës për ndikimin e gënjeshtrave të përpiluara në laboratorët e propagandës serbe dhe të përçuara nga “sinapsat” e lartpërmendura të këndvështrimit ideologjik të «antiamerikanizmit». E shoh të udhës të informoj lexuesin, në mënyrë “telegrafike”, se Xhavit Haliti është i lindur më 8 mars 1956 në fshatin Novo Sellë të Pejës, në Kosovë. Në vitin 1981, si student i Universitetit të Prishtinës, u arrestua për pjesëmarrje në demonstrata. Në vitin 1983 u detyrua të shkonte në shërbimin ushtarak.

U arrestua për motive politike dhe u dënua me një vit e gjysmë burg. Pas vuajtjes së dënimit u kthye në Kosovë. Në nëntor të vitit 1985, pas fushatës së arrestimeve që ndërmorën forcat policore serbe kundër veprimtarëve të rezistencës, Xhavit Haliti u detyrua të kalonte në klandestinitet dhe në mars të vitit 1986 u largua nga Kosova dhe kërkoi strehim politik në Zvicër. Ky sqarim i shkurtër është më shumë se i domosdoshëm, sepse në shkrimet e atyre që kanë rënë nën ndikimin e propagandës serbe, “prapa emrit të rrejshëm të Xhavit Halitit fshihet një nga mendjet kryesore të UÇK-së, që vjen nga veriu i Republikës së Shqipërisë dhe njeri i Shërbimit Sekret Shqiptar (Sigurimi).”1 Christophe Chiclet-i dhe Kolë Gjeloshaj nuk janë të vetmit që shpërndajnë gënjeshtrat e sajuara nga Shërbimi Sekret Serb. Kështu, Pierre Arnold-i, Kolonel Lejtenant, hulumtues në Qendrën Strategjike Evropiane për Siguri Inteligjente, plasoi gënjeshtrën se gjoja në të kaluarën “Xhavit Haliti kishte qenë shef i Shërbimit Special i Tiranës (Sigurimit)”.2 Ndërsa për Xavier Raufer-in dhe Stéphane Quéré-në “Xhavit Haliti (…) gjatë kohës së regjimit stalinist në Shqipëri kishte qenë këshilltar i Enver Hoxhës, ndërsa sot është i lidhur me shërbimet e veçanta dhe me qeverinë e Tiranës.”3 Përveç historianëve, sociologëve, kriminologëve, gazetarëve dhe analistëve të ndryshëm që shpërndanin gënjeshtra për udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së, të njëjtën gjë e bënë edhe disa “shërbime inteligjente” të shteteve perëndimore! Po përmend dy raporte që janë publikuar në internet dhe që shërbejnë si referencë për një numër të madh autorësh: «Raporti sekret informativ i KFOR-it amerikan dhe i NATO-s» 4 dhe «Raportin e Shërbimit Sekret të Gjermanisë (BND-së)» 5 .Sa i përket disa aspekteve tjera të këtyre raporteve, të cilët citohen shumë shpesh nga autorë të ndryshëm, do të flas më poshtë. Tani po kufizohem vetëm në informatat që përmbajnë për Xhavit Halitin. Pos disa të dhënave që publikohen në funksion të rritjes së besueshmërisë së raportit, si numri i telefonit i Xhavit Halitit, adresa e tij, pjesëmarrja në tubime publike të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar kryesie i së cilës ishte, gati të gjitha informatat e tjera ishin informata të nxjerra nga «Libri i Bardhë», botimi i vitit 2003.

Madje, “Raporti sekret informativ i KFOR-it amerikan dhe i NATO-s” shkoi aq larg sa edhe fotografinë e Xhavit Halitit e kishte marrë nga ky botim i “librit të bardhë” ! Me të vetmin ndryshim se versioni elektronik i librit të përpiluar nga Shërbimi Sekret Serb është “bardh e zi”, ndërsa në Raportin e “KFOR-it amerikan” Xhavit Haliti paraqitet me “ngjyra”! Ndoshta kjo metodë mund t’i kursejë nga akuza për “plagjiaturë” ose nga përdorimi i teknikës “copy-paste” të “mbledhjes” së informatave!

Edhe në këtë raport, që pretendon të jetë i “mirinformuar”, Xhavit Haliti vihet në lidhje me Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH) dhe me Sigurimin, strukturë që i parapriu SHISH-it. Por, për nga funksioni ai vihet në një shkallë të ulët! Në faqen 6 të këtij raporti, në pikën 5.4 të tij, theksohet se Xhavit Haliti, para luftës së Kosovës, kishte qenë truprojë dhe shoqërues i Fatos Klosit, shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë! Të njëjtat informata i publikoi edhe Raporti i lartpërmendur i Shërbimit Sekret të Gjermanisë në faqen 7, në pikën 2.1. Këto gënjeshtra të kamufluara si “informacione sekrete” por, që shpërndahen falas edhe përmes internetit, kanë mundësi të “shiten si të vërteta” te lexuesit e vendeve të huaja, të cilët nuk e dinë se fizikani i njohur i Shqipërisë, Fatos Klosi, para luftës së Kosovës ka qenë profesor universiteti dhe pas përfundimit të funksionit drejtues në kuadër të Shërbimit Informativ Shtetëror, në vitin 2002, iu kthye Katedrës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës1 . Praktikisht, para se të shpërthente lufta në Kosovë, as Xhavit Haliti e askush tjetër nuk ka mundur të jetë “truproje dhe shoqërues” i Fatos Klosit në funksionin që nuk e ka pasur! Në cilësinë e profesorit universitar ai më së paku ka pasur nevojë për “truproje apo shoqërues”. Mund të sjell me dhjetëra citate të kësaj natyre që nxjerrin në shesh manipulimin me njerëzit që nuk e dinë se Xhavit Haliti as ka lindur në veri të Shqipërisë, as ka qenë në Shqipëri para se të vdiste Enver Hoxha e as ka pasur moshën për të qenë këshilltar i Enver Hoxhës. Nga mosha 20-vjeçare, kur u regjistrua në Universitetin e Prishtinës (1976) e deri në vitin 1986, kur u detyrua të largohej nga Kosova, Xhavit Haliti ka qenë vazhdimisht në aktivitet kundër regjimit të Beogradit dhe i përndjekur prej tij. Enver Hoxha vdiq më 11 prill 1985. Sikur t’i dinin këto të dhëna, nuk e përjashtoj mundësinë që manipuluesit e lartpërmendur dhe të llojit të tyre, të hidhnin hipotezën se “diktatori i Shqipërisë vdiq nga mërzia se nuk e kishte parë asnjëherë këshilltarin e tij!”/Bardhyl Mahmuti


The post Raporti gjerman kundër Xhavit Halitit bazën e ka tek “Libri i bardhë” i Serbisë, ja faktet interesante – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
“Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë”/ Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur… https://kosovonow.com/do-te-doja-te-rikthehesha-tek-vetja-ime-ate-kohe-bruno-shemsho-i-penduar-per-lidhjen-me-anen-e-kam-vuajtur/ Fri, 26 Aug 2022 11:28:10 +0000 https://kosovonow.com/?p=18955 “Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë”/ Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur…

Bruno Shemsho është një ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”, ai arriti të gjente dashurinë në program, por disa kohë pasi doli çift me Florjana Gjinin u përhap lajmi se dyshja janë ndarë. Së fundmi Bruno ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë në lidhje […]

The post “Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë”/ Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur… first appeared on Kosovo Now.]]>
“Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë”/ Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur…

Bruno Shemsho është një ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”, ai arriti të gjente dashurinë në program, por disa kohë pasi doli çift me Florjana Gjinin u përhap lajmi se dyshja janë ndarë.

Së fundmi Bruno ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë në lidhje me partneren e tij ‘ideale’ dhe cilësitë apo ‘problematikat’ që shikon tek një femër, mirëpo mes tyre nuk ka munguar as pyetja nëse do dëshironte të rikthehej me ndonjë nga ishat e tij ku mund të themi se pyetja i referohej romancës së tij me Anën.

“Jo jo, do të doja të rikthehesha tek vetja në atë kohë, kur qeshja me të madhe dhe nuk më dukej dobësi të ndjeja”– u përgjigj Bruno ndërsa e shoqëroi dhe me disa vargje:

“Ajo me mori në telefon dhe më tha: Dua që ti të vuash, e ke shumë të lehtë. Ty nuk të intereson asgjë, dua që ti të vuash Në fakt: Nuk jam aq budalla sa të sfidoj zemrën kështu që fillova të vuaj menjëherë”.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës.

Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar, megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë./Panoramaplus.al/

The post “Do të doja të rikthehesha tek vetja ime atë kohë”/ Bruno Shemsho i penduar për lidhjen me Anën? E kam vuajtur… first appeared on Kosovo Now.]]>
Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo https://kosovonow.com/veshja-e-fundit-e-dua-lipes-beri-qe-gjithe-syte-e-njerezve-te-ishin-tek-ajo/ Wed, 03 Aug 2022 04:11:44 +0000 https://kosovonow.com/?p=17751 Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo

Dua Lipa po udhëton në të gjithë botën për turneun e saj ‘Future Nostalgia’ dhe veshjet e saj po bëjnë të gjitha xhiron e rrjetit, 26 vjeçarja arriti të komentohej shumë edhe me veshjen e saj në koncertin e fundit, po flasim për një ‘catsuit’ me shkëlqim që i dhuroi asaj shumë class dhe finesë. […]

The post Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo first appeared on Kosovo Now.]]>
Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo

Dua Lipa po udhëton në të gjithë botën për turneun e saj ‘Future Nostalgia’ dhe veshjet e saj po bëjnë të gjitha xhiron e rrjetit, 26 vjeçarja arriti të komentohej shumë edhe me veshjen e saj në koncertin e fundit, po flasim për një ‘catsuit’ me shkëlqim që i dhuroi asaj shumë class dhe finesë.

Super ylli me famë botërore publikoi disa foto në Instagram me veshjen e saj që i fiksonte fizikun e bujshëm, Dua dukej fenomenale në veshjen me rrjetë me print, këngëtarja e shoqëroi vshjen e saj me një palë gjysmëçizme të zeza.

Flokët i kishte lënë të drejta si zakonisht ndërsa për makeup-in këtë natë kishte zgjedhur diçka natyrale me sytë me shkëlqim.

‘Catsuits’ janë super të preferuara nga yjet botërore kohët e fundit, Kim Kardashian, Ashley Roberts, Beyonce dhe Bella Hadid janë parë të veshura ‘all-in-one’ muajt e fundit dhe tani atyre iu bashkua Dua Lipa!

The post Veshja e fundit e Dua Lipës bëri që gjithë sytë e njerëzve të ishin tek ajo first appeared on Kosovo Now.]]>
Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/ish-drejtori-i-inspeksionit-akuzon-bulliqin-qe-e-shkarkoi-pasi-urdheroi-rrenimin-e-objekteve-pa-leje-tek-liqeni-i-batllaves-lajmet-e-fundit/ Tue, 02 Aug 2022 21:45:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=17745 Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se njëra nga arsyet e lirimit nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi, është mosefikasiteti i punës së drejtorisë, duke lejuar, sipas tyre, të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. […]

The post Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës




Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se njëra nga arsyet e lirimit nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi, është mosefikasiteti i punës së drejtorisë, duke lejuar, sipas tyre, të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.


Sipas njoftimit thuhet se, mbi këtë bazë janë ndërmarrë edhe masa ndaj zyrtarëve  të tjerë komunal të inspeksionit për moskryerjen e detyrave në ndalimin e ndërtimeve pa leje në atë pjesë, raporton Zeri.info.


“Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.


Po ashtu në njoftim thuhet se, përkundër reformimeve që sipas tyre janë bërë ditë më parë, në këtë drejtori vërehen veprimet e para sot në terren.


“Ditëve në vijim do të kërkohen sqarime shtesë për të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje dhe bazën ligjore për veprimet e mëtutjeshme duke siguruar vendosjen e ligjshmërisë dhe ruajtjen e natyrës në Zonën e Orllanit”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.


Në lidhje me lirimin nga detyra ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili tha se ai ishte në mbrojtje të ligjit teksa akuzoi kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqi, se ishte në tentim për ta penguar atë në punën e tij. /Zëri


The post Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>