Take a fresh look at your lifestyle.

Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës – Lajmet e fundit



Ish-drejtori i Inspeksionit akuzon Bulliqin që e shkarkoi pasi urdhëroi rrënimin e objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës




Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se njëra nga arsyet e lirimit nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi, është mosefikasiteti i punës së drejtorisë, duke lejuar, sipas tyre, të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.


Sipas njoftimit thuhet se, mbi këtë bazë janë ndërmarrë edhe masa ndaj zyrtarëve  të tjerë komunal të inspeksionit për moskryerjen e detyrave në ndalimin e ndërtimeve pa leje në atë pjesë, raporton Zeri.info.


“Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.


Po ashtu në njoftim thuhet se, përkundër reformimeve që sipas tyre janë bërë ditë më parë, në këtë drejtori vërehen veprimet e para sot në terren.


“Ditëve në vijim do të kërkohen sqarime shtesë për të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje dhe bazën ligjore për veprimet e mëtutjeshme duke siguruar vendosjen e ligjshmërisë dhe ruajtjen e natyrës në Zonën e Orllanit”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.


Në lidhje me lirimin nga detyra ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili tha se ai ishte në mbrojtje të ligjit teksa akuzoi kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqi, se ishte në tentim për ta penguar atë në punën e tij. /Zëri


Comments are closed.