Take a fresh look at your lifestyle.

Vrasje në tentativë, arrestohet gjilanasi – Lajmet e fundit



Vrasje në tentativë, arrestohet gjilanasiFoto: Laura Hasani




Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave tjerë.


Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:47 në Gjilan, dhe rasti është iniciuar “ vrasje në tentativë” raporton Zeri.info.


“Gjilan 04.04.2023 – 14:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri


Comments are closed.