Take a fresh look at your lifestyle.

Zbritet çmimi i miellit, jo edhe i bukës – Lajmet e fundit



Zbritet çmimi i miellit, jo edhe i bukës


Bota
April 13, 2023 – 23:34

Përkundër, që çmimi i miellit ka rënë gjatë dy muajve të kaluar, ai i bukës vazhdon të jetë edhe më tej i njëjtë. Furrtarët thonë se me shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk kanë llogari që të zbresin çmimet, derisa nuk përjashtojnë mundësinë që të njëjtat të ngritën edhe më shumë. Mos zbritjen e çmimeve po e kundërshtojnë qytetarët.


Çmimi i miellit ka rënë për rreth 30% që nga muaji shkurt. Por, ai i bukës vazhdon të jetë i njëjtë edhe më tej.


Edhe pse çmimi i miellit ka pësuar rënie në dy muajt e fundit, furrtarët thonë se me shtrenjtimin e energjisë elektrike, nuk kanë llogari të ulin çmimet. Aq më shumë, nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së çmimit të bukës.


Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se qeveria duhet të marrë masa ndaj ngritjes së çmimeve në më mënyrë që të mbrojë konsumatorët.  Çmimi i bukës në Kosovë sillet nga 50 deri në 60 centë./rtk


Comments are closed.