Take a fresh look at your lifestyle.

Zyrtare: Kelmendi humb sezonin te Gjilani, këput ligamentin e gjurit – Lajmet e fundit



Zyrtare: Kelmendi humb sezonin te Gjilani, këput ligamentin e gjurit


Sport
April 25, 2023 – 22:45

Lajmet e fundit nga Sporti

Shend Kelmendi edhe zyrtarisht të jetë mungesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të edicionit në Superligën e Kosovës dhe finalen e Kupës së Kosovës në futboll.


Sulmuesi i “kuqebardhëve” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës kundër Llapit ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe kësisoj ai do t’i nënshtrohet operimit.


Lajmin e ka konfirmuar klubi i Gjilanit me anë të një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook.


“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit”.


“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit”.


“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e Gjilanit.


Comments are closed.