Bota
October 16, 2022 – 09:25
Të paktën 20 persona kanë vdekur, kurse 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një autobus është rrotulluar në një rrugë në Kolombi.
Sipas autoriteteve, ky aksident u shkaktua nga disa probleme mekanike, raporton The Guardian, transmeton Zeri.info.
Në mesin e të lënduarve janë edhe një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar, sipas mediave lokale.
Kapiteni në departamentin e trafikut, Albertland Agudelo ka konfirmuar se 20 persona kanë vdekur, teksa shtoi se ka dyshime se ky autobus ka pasur probleme me frenimin.
Por sipas mediave lokale u raportua se shoferi ka humbur kontrollin pasi erdhi në një zonë me mjegull. /Zëri
Comments are closed.