Take a fresh look at your lifestyle.

205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë – Lajmet e fundit



205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë




Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, raporton Zeri.info.


Sot janë shëruar 38 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 897.


Gjatë 24 orët e fundit janë vaksinuar 71 persona.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.686 doza të vaksinës.


Kurse deri më sot 823.765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Zëri


Comments are closed.