Qeveria “Kurti” është përballur me akuza dhe kritika të vazhdueshme se nuk po investon në vend.
Gjatë një konference dje për media, GP i kësaj Lëvizjeje tha se ndër punët e mira të Qeverisë është miratimi i 87 ligjeve.
Përveç kësaj, faqja e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi ka renditur veprimet e masat që sipas tyre “përmbushin qëllimin e Qeverisë për punë e drejtësi”.
“Puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve, por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror. Puna nuk është vetëm vendi i punës, por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë Qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, thuhet në postim.
LVV-ja thotë se Qeveria është duke u përpjekur për reforma në drejtësi penale, civile, por mbi të gjitha në atë shoqërore, ku të gjitha shtresat përkrahen.
“Këto janë vetëm një pjesë e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria dhe që do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për buxhetin e ri 2023”, thuhet më tej.
Po ashtu në postimin e tyre janë të bashkëngjitura edhe disa fotografi, ku shihen disa nga projektet e nisura nga LVV-ja. /Zëri
Comments are closed.