Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike – Lajmet e fundit



Ambasada amerikane: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratikeFoto: Laura Hasani




Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore e demokratike.


Kjo ambasadë përmes llogarisë së saj në Twitter, ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën.


“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.


Ndryshe kujtojmë se të martën mbrëma në Kosovë është sulmuar fizikisht gazetari dhe opinionisti, Valon Syla. Tre persona u arrestuan si të dyshuar për këtë rast.


Sulmi fizik ndaj Sylës e ka çuar në dhjetë numrin e rasteve të dhunës dhe kërcënimeve që ka regjistruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) deri më tani këtë vit. 


 


 



Attacks on journalists or interference in their independence & freedom of expression violates core democratic principles. The media plays an essential role in fighting corruption, ensuring accountability and transparency & protecting the rights of all citizens in a democracy. pic.twitter.com/oRatNIRjGH


— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 13, 2023

Comments are closed.