Antivirusi rus nga lista e zezë e SHBA-së, në kompjuterët e institucioneve në rajon – Lajmet e fundit
Bota
April 07, 2023 – 11:06
Institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, po i shfrytëzojnë shërbimet e një kompanie ruse që është në “listën e zezë” në shumë vende dhe kjo ka ngritur shqetësimet mbi sigurinë e kompjuterëve në institucionet e këtyre shteteve.
Bëhet fjalë për sistemin antivirus të prodhuesit rus, Kaspersky, i cili edhe pse nuk është i ndaluar në Maqedoninë e Veriut, është i ndaluar në SHBA, që është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), me të cilin Shkupi hapi negociatat për anëtarësim, rekomandoi ndalimin e shërbimeve të kësaj kompanie ruse.
Kaspersky nuk përdoret as në institucionet e Kosovës, dhe këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, deri në publikimin e këtij teksti, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat institucione përdorin sistemin antivirus Kaspersky.
Megjithatë, sipas të dhënave nga Byroja e Prokurimeve Publike të Maqedonisë së Veriut, kompleksi i klinikave shëndetësore shtetërore ishte i fundit që nënshkroi kontratë për blerjen e shërbimeve Kaspersky.
Ky program përdoret edhe nga spitalet tjera, gjykatat dhe komunat e tjera, ndërsa nga viti 2021 u porosit edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Sistemi antivirus Kaspersky përdoret edhe nga Ministria e Arsimit, sipas kontratës për prokurim publik të lidhur në vitin 2021. Kjo ministri ishte shënjestër e sulmeve kibernetike vitin e kaluar. /REL
Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU:
Comments are closed.