Foto: Laura Hasani
Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Kaçanik, pasi dyshohet se në dy raste të ndara në fshatrat Nikaj dhe Duraj, në dy pika karburanti, kishte kryer vjedhjen e shërbimeve.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është 21-vjeçari me inicialet D.B., raporton Zeri.info.
“Njësia e Hetimeve të Stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet”, thuhet në njoftim.
“Policët hetues, pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të sigurojnë prova të mjaftueshme, të identifikojnë dhe sot, më 28.03.2023, rreth orës 13:30, të arrestojnë të dyshuarin D.B. (M/K), 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shërbimeve.
I njëjti është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vjedhje e shërbimeve’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Comments are closed.