Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një atentat me armë zjarri dyshohet se i ka marrë jetën tre personave.
Sipas informacioneve paraprake është qëlluar ndaj një automjeti, i cili më pas është përfshirë nga flakët.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës.
News 24 raporton se makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit, çka ka bërë të pamundur identifikimin për momentin.
Comments are closed.