Take a fresh look at your lifestyle.

Austri: E mbyti me thikë gruan, burri nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëm – Lajmet e fundit



Austri: E mbyti me thikë gruan, burri nga Kosova dënohet me burgim të përjetshëmFoto: Zëri / Ilustrim




Një burrë nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri.


Ai u shpall fajtor të martën për vrasjen me thikë të gruas së tij, në nëntor të 2021-ës, duke e qëlluar 16 herë me thikë në banesën e tij në Innsbruck.


“Jemi ulur këtu, sepse unë kam shkaktuar probleme”, tha i akuzuari në seancën gjyqësore, shkruan krone.at.


Ai u shfaq i penduar, por kjo nuk e ndryshoi vendimin e gjykatës.


Vendimi u konfirmua të martën e kaluar, ngase në vitin 2022 trupi gjykues njëzëri kishte vendosur që burri nga Kosova të dënohet me burgim të përjetshëm, përcjell Klankosova.tv


Mediat austriake raportojnë se, e gjithë mosmarrëveshja mes kosovarit dhe bashkëshortes së tij 50-vjeçare, kishte ndodhur për shkak të një supe.


Por, kjo nuk ishte e tëra . Thuhet se bashkëshortja prej javësh ishte duke u poshtëruar dhe keqtrajtuar nga bashkëshorti i tij.


Duke pasur parasysh numrin e madh të plagëve me thikë dhe vdekjen e dhimbshme, Gjykata e Lartë Rajonale nuk pa asnjë arsye për të ulur dënimin.


Si pasojë e kësaj, ai u dënua me burgim të përjetshëm.



Image

Comments are closed.