Efi u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” dhe duket se po e vazhdon aty ku e la: te Dea. Kujtojmë se kjo e fundit u bë shkak që Efi të dilte pasi Dea e çoi në televotim me Kiarën dhe Luizin. Që mbrëmjen e djeshme ajo i është kundërvënë Deas duke e sulmuar e duke i thënë se do e nxjerrë jashtë. Madje, Efi i propozoi të hynë së bashku në tualet që të dalin në televotim por Dea refuzoi.
Në rrjet ka debate të shumta. Disa mendojnë se Efi po tregohet arrogante dhe se Dea meriton finalen, e të tjerë thonë se Efi po vepron si duhet sepse Dea e nxori jashtë dhe eshte e drejte per ti marre hakun pasi ajo nuk e la te vazhdoj rrugetimin me veprimin qe beri.
Kejvina i ka dalë në krah Deas. Pa përmendur Efin, apo ndonjë banor tjetër, Kejvina shkruan se Dea meriton finalen, se është treguar qetësi. “Ke tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo kështu. O të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa cute dhe vajzë me botë je o s’të njeh kush!“- shkruan Kejvina.
Ndryshe, Kejvina i ka dale kunder edhe Kiares duke thene me ironi se dashuria qe ka per Luizin nuk eshte e vertete pasi Kiara i tha nje dite Luizit ta largoj bluzen qe ia ka dhuruar Kejvina. Kjo ka bere qe edhe Kiara te kete inati me te por duket se Kejvina paska inat edhe me Efin.
Comments are closed.