Sport
August 02, 2022 – 17:35
Lajmet e Fundit nga Sporti
Barcelona ka njoftuar për largimin e mbrojtësit, Oscar Minguezas nga klubi, shkruan Zeri.info.
Mingueza u largua nga “Camp Nou” për t’iu bashkuar Cela Vigos.
Lajmi u konfirmua nga vet klubi katalunas përmes një deklarate në faqen zyrtare.
“FC Barcelona dhe Real Club Celta de Vigo kanë zgjidhur kushtet për transferimin e Óscar Mingueza. Klubi katalanas ruan të drejtën për të riblerë lojtarin në të ardhmen dhe 50% të çdo shitje të ardhshme”, thuhet në deklaraten e klubit.
Mbrojtësin gjatë periudhes së tij te gjiganti katalunas, ai ka shënuar gjithsej 66 paraqitje për ekipin në të gjitha garat. Nderi i tij më i madh në klub ishte fitimi i titullit të Copa del Rey në 2020/21. /Zeri.info
Agreement with @RCCelta for @OscarMingueza transfer
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 2, 2022
Comments are closed.