Take a fresh look at your lifestyle.

Basha i kërkon llogari Aliut: Ku shkuan 11 milionë eurot, pasi s’po shohim investime – Lajmet e fundit



Basha i kërkon llogari Aliut: Ku shkuan 11 milionë eurot, pasi s’po shohim investime




Sipas një raporti të Isntitutit GAP, komuna e Ferizajit ka realizuar 100 për qind të investimeve kapitale për vitin 2022, pra vlerësohet si komuna më e suksesshme në vend.


Por, ndaj kësaj situate ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili ka akuzuar kryetarin e Ferizajit, Agim Aliu se ka shpenzuar tejet shumë buxhet për gjëra që nuk duken në terren, raporton Zeri.info.


Basha thotë se Aliu duhet të jap llogari se ku shkuan 11 milionë eurot e parapara për investime, pasi sipas tij krejt çka ka bërë janë “ dy rrethrrotullime, dy vendkalime për këmbësorë, dhe ëgjysmë pete asfalt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’, rruga që të dërgon tek ‘The Village’”.


Ai më tej thotë se ndoshta këto para s’kanë të bëjnë fare me investimet, por ai pretendon se “ia kanë marrë borxhlitë”


“Ose pyetne kryetarin mos ndoshta investimet kapitale po i dalin 100% jo se ka kry naj punë, por ia kan marrë borxhlitë. E qe besa njejtë kanë me ia marrë edhe sivjet, se i ka edhe nja 25 milionë euro tjera borxhe të papagume”, shkroi ai në Facebook. /Zëri



Comments are closed.