Take a fresh look at your lifestyle.

Biden: Do të mbrojmë gratë që zgjedhin abortin – Lajmet e fundit



Biden: Do të mbrojmë gratë që zgjedhin abortin


Bota
July 02, 2022 – 15:41

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se në disa shtete do të përpiqen të arrestojnë gratë që do të kalojnë kufirin për të patur akses në klinika që kryejnë aborte .Kreu i shtëpisë së bardhë deklaroi se administrata e tij do të angazhohet që t’i mbrojë.


“Njerëzit do të tronditen kur shteti i parë do të përpiqet të arrestojë një grua që ka kaluar kufirin shtetëror për të marrë shërbime shëndetësore. Kjo do të ndodhë, dicka që prek të gjitha të drejtat themelore. Ne do te veprojë për të mbrojtur gratë për të bërë një abort dhe për të siguruar mjekimn e tyre.”


Presidenti shtoi se qeveria do të sigurojë akses në pilulat që shkaktojnë abortin në shtetet ku ai ishte i ndaluar. Duke u ndalur të qëndrimi i kongresit biden tha se nëse do ishte i kontrolluar nga Republikanët atëherë do të ishte vendosur një ndalim kombetar i abortit.


“Unë parashikoj nëse nuk e mbajmë Senatin dhe nuk rrisim kontrollin demokratik në kongres , do të jemi në një situatë ku republikanët do të miratojnë një ndalim mbarëkombëtar, në përputhje me atë që vendosi Gjykata e Lartë. ”


Miliona gra në shtetet e bashkuara të amerikës humbën të drejtën kushtetuese për abort në qershor, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade.


Trembëdhjetë shtete tashmë kanë kufizuar ose bllokuar ndjeshëm aksesin për abortin që nga vendimi i gjykatës. Gjykata e Lartë që hodhi poshtë vendimin që gratë shtatzëna të kishin të drejtë të abortonin gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, ndërkohë që lejonte kufizime dhe ndalime ligjore në tremujorin e dytë dhe të tretë. /abcnews


Comments are closed.