Take a fresh look at your lifestyle.

BM: Rusia po paguan çmim të lartë për betejën në Bakhmut

Forcat pushtuese ruse në Ukrainë janë përfshirë në një betejë disproporcionale të kushtueshme për qytetin e Bakhmut, sipas ekspertëve ushtarakë britanikë.

“Avantazhi i pushtimit të qytetit në rajonin e Donetskut, i cili ka një popullsi prej rreth 70 000 banorësh, ishte jashtë proporcionit me çmimin që po paguante Moska”, raportoi sot Ministria e Mbrojtjes në Londër, për luftën në Ukrainë.

“Pjesa më e madhe e përpjekjeve dhe fuqisë së zjarrit të Rusisë që nga gushti i këtij viti, është përqendruar në frontin rreth 15 kilometra të gjatë”, tha ministria.

“Plani ishte ndoshta për të rrethuar qytetin”, tha ministria duke shtuar se kishte pasur progrese të vogla në jug të vendit.

“Megjithëse kapja e Bakhmut do t’i jepte Rusisë mundësinë për të kërcënuar qendrat më të mëdha urbane si qytetet e Kramatorskut dhe Slovianskut, ai do të ishte me “vlerë të kufizuar operacionale”, sipas vlerësimit të ekspertëve britanik.

“Ekziston një mundësi realiste që kapja e Bakhmut është bërë kryesisht një objektiv simbolik dhe politik për Rusinë”, tha ministria.

Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës në fund të shkurtit, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësime të shërbimeve sekrete mbi rrjedhën e luftës për të kundërshtuar narrativën ruse. Moska ka akuzuar Londrën për kryerjen e një fushate të qëllimshme dezinformimi. /DPA/

Comments are closed.