Take a fresh look at your lifestyle.

Britania shpall emergjencën kombëtare, alarm i kuq nga i nxehti ekstrem – Lajmet e fundit



Britania shpall emergjencën kombëtare, alarm i kuq nga i nxehti ekstrem


Bota
July 15, 2022 – 18:08

Britania e Madhe ka shpallur një emergjencë kombëtare, pasi për herë të parë është dhënë alarm i kuq për nxehtësinë ekstreme, me temperatura që mund të arrijnë në 40 gradë Celsius.


Paralajmërimi më i lartë i Met Office, që do të thotë se ka rrezik për jetën, mbulon një zonë duke përfshirë Londrën, Mançesterin dhe Jorkun të hënën dhe të martën.


Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar gjithashtu alarmin e saj më të lartë të nxehtësisë për organet shëndetësore dhe të kujdesit.


Ata  paralajmëruan se sëmundjet dhe vdekjet mund të ndodhin edhe në mesin e njerëzve të shëndetëshëm.


Downing Street tha se alarmi po trajtohej si një emergjencë kombëtare, me zyrtarët që do të mblidhen edhe gjatë fundjavës për të diskutuarveprimet që do të ndërmerren.


Është hera e parë që Anglia jep një alarm të kuq të nxehtësisë për pjesë të ndryshme të vendit, megjithëse sistemi i paralajmërimit të nxehtësisë ekstreme u prezantua vetëm në vitin 2021. /abcnews


Comments are closed.