Take a fresh look at your lifestyle.

Çfarë është Këshilli i Evropës? – Lajmet e fundit



Çfarë është Këshilli i Evropës?




Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në njëfarë forme është paradhoma e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.


Ky komitet përbëhet nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës,  me seli të përhershme në Strasburg të Francës.


Cili është roli i Komitetit të Ministrave?


Komiteti i Ministrave është organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës. Ai është njëkohësisht një organ qeveritar ku qasjet kombëtare ndaj problemeve evropiane diskutohen në baza të barabarta dhe një forum për të gjetur përgjigje kolektive ndaj këtyre sfidave.


Çfarë është Komiteti i Përhershëm i Këshillit të Evropës?


Ai bashkërendon përfaqësimin e Konferencës në të gjitha organet e tjera të Këshillit të Evropës, mbikëqyr punën e Këshillave të Ekspertëve dhe siguron konsistencën e punës së Komiteteve të Konferencës me prioritetet kryesore dhe kornizën strategjike të Këshillit të Evropë.



Image

Cilat shtete themeluan Këshillin e Evropës?


Këshilli i Evropës u themelua më 5 maj 1949 nga 10 vende të Evropës Perëndimore – Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, shkruan rtk.


Sa vende janë në Këshillin e Evropës?


Aktualisht në KiE janë anëtare 46 shtete evropiane dhe 6 të tjera janë vëzhguese. Për shkak të agresionit të saj mbi Ukrainën, Rusia e cila ishte anëtare e KiE-së, është përjashtuar nga ky institucion i BE-së. Kjo organizatë ndërkombëtare, me seli  në Strasburg, e cila u krijua në 1949. KiE  është krijuar për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.



Image

Comments are closed.