Kënga “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision 2023” që do të mbahet në Liverpool të Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo u shpërblye me çmimin e dytë nga juria profesionale, por votimi i publikut ishte ai që përzgjidhte këngën përfaqësuese të shteti për në festivalit evropian.
Kompozimi i artistit Enis Mullaj është mirëpritur nga publiku dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.
Por vëmendje të madhe ka marrë edhe teksti i këngës, i cili i është besuar tekstshkrueses Eriona Rushiti.
Domethënia e këngës bazohet mbi parimet familjare, ku një çift shkon drejt divorcit, pa menduar dhembshurinë e fëmijëve të tyre.
Shiko videon:
Comments are closed.