Take a fresh look at your lifestyle.

Chollet për Asociacionin: SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës – Lajmet e fundit



Chollet për Asociacionin: SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika SrpskësFoto: Laura Hasani




Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.


Kështu tha ai më 11 dhjetor gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.


“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, tha Chollet.


Ai shtoi se SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.


“Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.


“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, tha ai./rel


Comments are closed.