Take a fresh look at your lifestyle.

Dënohet me 27 vjet burg mësuesi i fizkulturës, abuzoi me pesë nxënës në Ankara – Lajmet e fundit



Dënohet me 27 vjet burg mësuesi i fizkulturës, abuzoi me pesë nxënës në Ankara


Bota
April 11, 2023 – 20:35

Gjykata e Ankarasë ka dënuar me 27 vjet burg një mësues të edukimit fizik në një shkollë të mesme, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 5 nxënëse.


Në gjykata i akuzuari është shprehur se i ka parë të gjithë ata si miq, pa i ndarë në meshkuj dhe femra, ndërsa i konsideroi kapriço akuzat e ngritura ndaj tij.


Gjithçka nisi në janar të vitit 2022, kur ishin nxënësit e abuzuar, të cilët i treguan familjeve të tyre se çfarë u kishte ndodhur. Menjëherë këta të fundit bënë kallëzimin në polici, dhe autoritetet e arrestuan mësuesin abuzues.  


Sipas akt-akuzës, mësuesi vepronte ndaj nxënësve për të kënaqur shqisat e tij seksuale, ndaj kërkoi që ai të dënohej me mbi 27 vite burg për të shmangur përsëritjen e veprimeve të tilla nga ana e tij. /a2cnn


Comments are closed.