Detyrë e përbashkët është respektimi dhe zbatimi i vlerave të Kushtetutës, thotë Osmani – Lajmet e fundit
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës në 15-vjetorin e ratifikimit të saj.
Ajo ka thënë se Kushtetuta është është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane.
“Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës”, u shpreh Presidentja.
Ajo më tej u shpreh se detyrë e krerëve institucional si dhe tërë qytetarëve është respektimi dhe zbatimi i vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë. /Zëri
Comments are closed.