Take a fresh look at your lifestyle.

“Djalit tim do ia vë emrin Amarildo”/ Luizi tregon planet për fëmijë me Kiarën

Luizi i ka gati planet për zgjerimin e familjes me Kiarën. Në një bisedë me banorët e “Big Brother Vip Albania”, teksa të gjithë ishin të mbledhur në oborr, ka treguar për planet e tij me Kiarën për fëmijë. Ai u shpreh se do donte të kishte dy vajza dhe një djalë ndërsa po ashtu zbuloi edhe emrat që do u vendosë.

E një prej tyre do jetë Amarildo, emër të cilin e thërriste Maestron. “Unë do doja 2 vajza 1 djalë, se dhe djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm. Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë.

Ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret. Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea. Ndërsa djalit do ja vendosim emrin e një prej banorëve të BBVip, për shembull Amarildo,” tha Luizi duke qeshur, gje qe u percjell me te qeshura edhe nga banoret e tjere qe qeshin gjithmone me batutat e Luizit qe u pelqejne edhe banoreve edhe publikut.

Ndryshe, mbreme Kiara u largua pasi u eliminua perfundimisht nga shtepia e Big Brother pasi nuk e kishte as bileten e kthimit andaj nuk mund te kthehet me. Luizi eshte merzitur mbreme per kete por sot duket se e ka marre shpejt veten.

Comments are closed.