Take a fresh look at your lifestyle.

Donaldi ironizon me miqësinë e Sabianit dhe Ilirit

Ndonëse “Big Brother VIP” ka përfunduar prej disa muajsh, Donaldi dhe Iliri nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Pasi Iliri zbuloi publikisht se kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e tij, Donaldi ka shfrytëzuar këngën e re të Sabianit për të ironizuar balerinin.

“E ka bërë për mua këtë”, ka shkruar Donaldi krahas postimit për këngën e re të Sabianit, në bashkëpunim me Adelina Berishën.

Kjo fjali është përdorur nga Iliri gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit.

Kujtojmë që Iliri dhe Sabiani kanë prishur raportin vëllazëror që thoshin se kishin me njëri-tjetrin. Madje, ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën që organizoi pak javë më parë balerini.

Shiko videon:

Comments are closed.