Take a fresh look at your lifestyle.

Drejtori Gërdovci: Qeverisja nuk është provë është shërbim i qytetarëve – Lajmet e fundit



Drejtori Gërdovci: Qeverisja nuk është provë është shërbim i qytetarëve




Sot “N’kolon me Shoqen” i ftuar i radhës ishte drejtori për Bujqësi në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci.


I pyetur për qeverisjen Kurti, Gërdovci tha se nuk po punohet mjaftë dhe se qeverisja nuk është provë, por që është shërbim i qytetarëve. Andaj ai tha se qeverisja e nivelit lokal po tenton që ta mbulojë në njëfarë forme mos qeverisjen e nivelit qëndror. 


“Mendoj që qeverisja në nivelin qëndror disi është konfuze në të gjitha veprimet që I bënë dhë në punën sidomos në dikastere të ndryshme ministrore. Dhe mendoj që ka mujt shumë më shumë me punu dhe kanë hapesirë shumë të madhe për të punuar, por pak a shumë jemi në situatën që jemi dhe ne nga niveli lokal po tentojmë që ta bejmë punën që të mos vrehet mungesa e qeverisjës së nivelit qëndror. Mendoj që në Priishtinë po ja arrijmë shumë mirë, mendoj që në këtë fazën e fundit po e lujmë rolin e ministrive, drejtoritë e komunës së Prishtinës. Mendoj që kishin mund shumë më mirë dhe ish dashtë me punu shumë më mirë sepse qeverisja  nuk provohet, ajo nuk është për prova është  me i shërby qytetarëve”, tha Gërdovci.


Comments are closed.