Take a fresh look at your lifestyle.

E papritur, jep dorëheqje kryetari dhe gjithë kryesia e KF Gjilanit

Një zhvillim krejtësisht i pa pritur ka ndodhur në skuadrës e Supërligës së Kosovës, Gjilanin.

Në mëngjesin e së hënës, kryetari i këtij klubi, Florim Zuka përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga pozita e kryetarit të klubit futbollistik Gjilani dhe që së bashku me atë është dorëhequr edhe gjithë kryesia.

Si arsye kryesore për këtë vendim, Zuka ka thënë se klubi, përkundër investimeve të mëdha, nuk e ka arritur objektivin kryesor, titullin kampion, përcjellë KosovaPress.

Ai në fund ka bërë thirrje që të krijohet sa më shpejtë një kryesi e re në këtë klub.

Postimi i plotë i Zukajt në “Facebook”:

Të nderuar qytetar të Gjilanit, adhurues të futbollit në Kosovë dhe më gjerë,

Në fillim të vitit 2017 e morëm në menagjim klubin e futbollit Sc Gjilani. Që nga momenti i parë jam angazhuar që klubi të ketë një strukturë të qëndrueshëm administrative dhe jam kujdesur maksimalisht që në aspektin financiar të mos ketë asnjë problem.

Për këto 5 vite e gjysmë kemi investuar një shumë të madhe të mjeteve financiare, e tëra pasuri familjare, duke sjellë në klub lojtarë për të cilët kemi menduar se mund të arrijmë synimet e përbashkëta që Sc Gjilani të pozicionohet në mesin e klubeve më të suksesshme në Kosovë.

Megjithëse kemi krijuar një organizim dhe stabilitet të kënaqshëm ku për këtë periudhë kohore dy herë kemi siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, prapë se prapë duhet ta pranojmë se nuk e kemi arritur qëllimin final, që ka qenë titulli kampion.

Përkundër rezultateve të arritura, konsiderojmë se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme dhe për këtë arsye qe nga momenti i publikimit te këtij njoftimi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të klubit Sc Gjilani. Njëkohësisht edhe kryesia aktuale është e dorëhequr së bashku me mua.

Ftojmë të gjithë sportdashësit, donatorët, përfaqësuesit e Institucioneve komunale, dhe çdo person tjetër të interesuar qe të jap kontributin e vet ne krijimin e një kryesie të re në mënyrë qe Sc Gjilani të vazhdojë tutje drejtë synimit te përbashkët, titullin kampion.

Florim Zuka

Comments are closed.