Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes skuadrës së Klaskvik dhe asaj të Ballkanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Torsvollur”, skuadra e Klaskvik dhe ajo e Ballkanit hynë drejt zhveshtores pa e gjetur golin, përcjell KosovaPress.
Pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat, ku vendasit regjistruan katër tentime për gol, krahas tre sosh të kampionit kosovar, të dy portierët arritën t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Comments are closed.