Take a fresh look at your lifestyle.

Maliqi: Neve muslimanëve nuk na pengoi shamia e Nënë Terezës e vendosur në Kuvend – Lajmet e fundit






Pas iniciativës së fundit për lejimin e shamisë në shkolla, për të cilën është krijuar edhe debat publik, ka folur imami Labinot Maliqi.


Maliqi ka përmendur humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.


Ai ka thënë se muslimanët asnjëherë nuk janë ankuar dhe nuk i ka penguar bartja e shamisë së Nënë Terezës, andaj thotë se as shamia e nxënësve në shkolla nuk duhet t’i pengojë askujt.


“Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoi shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës”.


Imam Maliqi ka përmendur edhe shtetet demokratike që sipas tij, nuk kanë vënë ndalesa shamisë.


“Kombet e fuqishme demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike”, u shpreh ai.


Në fund tha se sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare.


Ndërkaq, të enjten ka shkuar në 10 mijë nënshkrime peticioni online i organizuar nga disa aktivistë që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.


Sipas  njërit prej organizatorëve të fushatës dhe njëkohësisht peticionit, Durim Berisha, nënshkrimet do të ju dërgohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe Avokatit të Popullit. /telegafi


Comments are closed.