Take a fresh look at your lifestyle.

Enzo Fernández shpallet i riu më i mirë në Kupën e Botës

Enzo Fernández, mesfushori i Benfica-s, u shpall këtë të dielë si lojtari më i mirë i ri i Botërorit të Katarit, çmim ky i destinuar për futbollistët deri në 21 vjeç.

Lojtari i të kuqve, i nënshkruar verën e kaluar nga River Plate, ka qenë mbizotërues në skuadrën e Roger Schmidt dhe ka luajtur një rol po aq të rëndësishëm në kampionin e ri të botës, përcjellë KosovaPress.

Mesfushori filloi si zëvendësues, por kur shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Meksikës në ndeshjen e dytë nga pankina, ai u hodh në formacionin startues dhe nuk u largua kurrë, duke qenë thelbësor për të ndihmuar skuadrën e Lionel Scalonit të arrinte titullin e tretë botëror në histori.

Enzo ka kontratë me Benfikën deri në vitin 2027 dhe klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.

Comments are closed.