Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi – Lajmet e fundit



Vdes Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi




Ka vdekur në moshën 47-vjeçare, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi, Merita Mehmetaj.


Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar të afërmit e saj.


“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 47 vjeçare, ndërroi jetë motra jonë Merita Mehmetaj. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe- Pejë. Me pikëllim të thellë familja”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.


Merita ishte ndër studentët/et e helmuar nga regjimi serb, në vitin 1990.


Ajo qëndroi pranë heroit Adriani Krasniqi, duke e dhënë kontribut të çmuar derisa ata vepronin në Tiranë.


Comments are closed.